Flash

Rama i hoqi prangat Tahirit për të shpëtuar duart e veta

Lapsi.al 20 October 2017
Rama i hoqi prangat Tahirit për të shpëtuar duart e veta

24 orët e fundit, që nga kërkimi i arrestimit për Saimir Tahirin e deri tek bufonada e stërgjatur e diskutimeve në komisionin e imuniteteve, treguan një zëri pamundësinë e Edi Ramës që të ndahet nga historia e përbashkët me Saimir Tahirin. Brenda kësaj periudhe, kryeministi e tërhoqi etiketimin “dru i shtrëmbër mes nesh”, i harroi premtimet për t’i hapur rrugë drejtësisë, e përbuzi krahasimin e preferuar, se ai nuk ishte njësoj me Berishën, që i vinte flakën vendit për të mbrojtur të vetët.

Menjëherë, me shpejtësi, u krijua një panoramë tjetër.

Pasardhësi i Tahirit, Fatmir Xhafa e quajti kërkesën e prokurorëve, politike dhe të paligjshme, mediat pranë qeverisë theksuan afërsinë e mbrojtësve të akuzës me Saliun madje edhe me Shkëlzenin, para parlamentit u organizuan protesta militantësh të revoltuar. Në këtë linjë u përqëndrua edhe sjellja e deputetëve socialistë në komisionin e imuniteteve. Ata pretendonin se prokuroria kishte filluar çështjen me nxitim, vetëm nga ato që kishte parë në media dhe se nuk kishin asnjë provë reale për atë që po ndodhte.

Pas kësaj piruete të fortë në qëndrimin e Ramës, shumëkush filloi të ngrejë hipotezat se përse e bëri kryeministri një kthesë të tillë.

Mendjet më konspirative hodhën dyshimin se Tahiri kishte materiale me anë të të cilave e mbante të shantazhuar ish shefin e tij. Ai kish qenë ministri i Brendshëm më jetgjatë në kohën e demokracisë, ai ishte akuzuar shpesh për përgjime private dhe si i tillë, dyshohej se mund të kishte "bomba" kompromentuese për pjestarët e qeverisë ku bënte pjesë, përfshirë edhe kryeministrin.

Një hipotezë e dytë e shpjegon marrjen në mbrojtje të ish ministrit të Brendshëm me një lojë të thjeshtë politike. Duke e paraqitur Tahirin si viktimë të prokurorëve pranë Berishës, duke e shitur këtë si një çështje e cila po përdoret për përfitime politike nga opozita, Rama tentoi të shmanget nga një problem real. Në vend që problemi të shtrohej: jeni me ligjin apo me trafikantët, ai po pozohej me kokë poshtë: jeni me PD apo jeni me PS-në.

Por, përpos këtyre dy versioneve, që janë më tepër hamendësime pa prova, ka një hipotezë tjetër që e bëri Ramën të ndryshojë qëndrim për Tahirin. Dhe kjo lidhet me faktet konkrete të dosjes. Nga provat që njihen deri më tani, nga përgjimet me të cilat është ushqyer për tri ditë me radhë publiku, madje edhe nga ato që mbajtën prokurorët në sallën e parlamentit (për hir të së vërtetës ata ishin larg të qenit bindës), nuk ka asnjë argument ligjor që mund t'a shpjerë në burg Tahirin.

Thënë këtë, nuk ka diskutim se ai ka qenë i lidhur me Habilajt, nuk e ka lënë rastësisht Audin e tij në përdorim të tyre, nuk i ka lënë pa vetëdije të bëjnë trafikun e drogës dhe armëve përmes Adriatikut. Por, tjetër është bindja jonë se Tahiri është i implikuar me trafikantët e arrestuar dhe tjetër provat ligjore se ai është fajtor për ato që akuzohet.

Me aq sa dimë deri më tani, Saimir Tahiri mund të dënohej vetëm për një fakt. Ai mund të shkonte pas hekurave sepse si ministër i Brendshëm, kur pati një denoncim për drogën e Habilajve, nuk bëri detyrën e tij, të hetimit, përgjiimit (siç bënë italianët për katër vjet) dhe arrestimit të tyre, por përkundrazi u angazhua për burgosjen e denoncuesit të tyre, Dritan Zagani.

Pra mbi shpinën e Saimir Tahirit mund të rëndojë vetëm akuza se shfrytëzoi postin për të humbur gjurmët e trafikantëve.

Por nëse Tahiri burgosej vetëm për kaq, me të njëjtën masë dhe me të njëjtin stardart duhet të hetohej dhe të burgosej edhe Edi Rama. Kur plasi skandali i Zaganit, Rama u mundua po aq sa edhe ministri i tij për të fshehur gjurmët e krimit. Përpos faktit se këshilltarët e vet ushtruan presion në media për ta çensuruar intervistën e Dritan Zaganit, përpos faktit se ky i fundit përfundoi pas hekurave, ka edhe një fakt më të rëndë.

Menjëherë pas denoncimit shokues të Dritan Zaganit në shtator 2015, kryeministri organizoi një show butaforik në pallatin e kongreseve. Po të shikohet videoja poshtë e Lapsi.al, fjalët që Rama thotë kundër Zaganit janë të frikshme. Del e qartë që ai, si shef i Tahirit, si lider partie dhe si kryeministër, është përpjekur me mish e me shpirt për të krijuar alibi për kriminelët. Siç shihet hapur në videon poshtë, ai i ka bërë thirrje publike një salle me mbi 2000 policë të mos hetonin në atë pistë. Në thelb alibia që ai krijoi në shtator 2015, është e ngjashme me morinë e alibive që Berisha prodhoi pas 21 janarit.

Po atëhere, nëse Tahiri sot shkonte në burg se ka mbrojtur Habilajt dhe ka dënuar denoncuesin e tyre, a nuk do ishte i njëti standart i vlefshëm edhe për Edi Ramën?

Pikërisht kjo pyetje dhe fakti se kryeministri i ka mbrojtur me zë dhe figurë Habilajt, e ka lidhur fatin e tij pazgjidhshmërisht me Tahirin. Dhe kjo shpjegon piruetën e tij 180 gradëshe dhe tërheqjen nga gafurrjet që bëri një ditë më parë. Pasi është njohur me dosjen dhe pasi ka kuptuar se ish ministri mund të dënohet për një krim të cilin e ka bërë edhe vetë, Rama u dha urdhër të tijve të bënin prapaktheu. Midis njollosjes politike dhe përgjegjësisë penale, ai zgjodhi të merrte mbi vete riskun e parë.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Po fillon golemizimi i Jugut

Debati i stërzgjatur mes shtetit dhe pronarëve, prishjeve dhe ndërtimeve, minoritarëve dhe qeverisë, Tiranës dhe Athinës pritet të marë fund këtë të hënë, kur K...

17:52

Ç'rol po luan ambasadori amerikan?

1. Kur vdiq Ibrahim Rugova u themelua një Këshill për varrim. Këshilli për varrim ishte i trishtueshëm, dinjitoz dhe ceremonial. Kjo i shihej në fytyrë kryetar...

01:10

Requiem për “çunat e Sajmes”

Diçka ka ngecur në propagandën e Rilindjes. Për katër vite na u tha se kishim policinë që donim; Se kishim hequr nga rrugët mustaqellinjtë barkderrë për t’i zëv...

01:34

Lu foli si për herë të fundit!

Sot amabasadori Lu, foli më shqip se cdo herë që ka folur troç në Shqipëri. Madje seç ndihej dicka si “pishman” brenda shqipes me të cilën ka folur që ditën e p...

08:29

Pse Lu foli me emra?

Po bëhen disa ditë që ambasadori amerikan në Tiranë është rikthyer të bëhet kryelajm në këtë mjedis politik që vërtitet rreth të njëjtave tema. Nëse në fundjavë...

14:28

Ç'rol po luan ambasadori amerikan?

1. Kur vdiq Ibrahim Rugova u themelua një Këshill për varrim. Këshilli për varrim ishte i trishtueshëm, dinjitoz dhe ceremonial. Kjo i shihej në fytyrë kryetar...

09:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI