Flash

“Habilajt lidhën Tahirin me Klement Balilin”

Lapsi.al 18 October 2017
“Habilajt lidhën Tahirin me Klement Balilin”

Grupi i Habilajve ka pasur lidhje me rrjetin e Klement Balilit, nje tjeter organizatë e famshme për trafikun e drogës nëpërmjet rrugëve detare e tokësore, në shumë vende të BE -së.

Jo vetëm kaq, por Habilajt konsiderohen edhe si kumbarët e lidhjes së Balilit me ish -ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Të paktën kështu shkruanin mediat italiane në maj të vitit 2016, pak ditë pas arrestimit të 15 personave, kapjes së 700 kg drogë në Greqi dhe zhdukjes së Balilit, që po kërkohej nga grekët dhe DEA si kreu i bandës.

Corriere Della Sera raportonte se rrjeti i Balilit shtrihej deri në Itali.

Vetë Balili, thuhet në shkrim, është parë shpeshherë në Milano. Por aktiviteti i tij dyshohet se shkonte edhe në Siçili, një zonë ku tregun e kanabisit shqiptar e zotëronin Habilajt, kushërinj të ish -ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në shkrimet e mediave fqinje citohen edhe deklaratat e opozitës, që kishte denoncuar më parë si Habilajt ashtu edhe Balilin, këtë të fundit, si një familje të pozicionuar fort në politikën dhe ekonominë shqiptare.

  • “Balili ka lidhje me zyrtarë shtetërorë (përfshirë drejtues të policisë) dhe raporte direkte me “kushërinjtë” e Ministrit të Brendshëm, të njohur si vëllezërit Habilaj, me të cilët bashkëpunon në trafikun e narkotikëve. Përmes tyre, Klement Balili ka arritur të krijojë kontak direkt me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri”, një deklaratë kjo e Arben Ristanit, që citohet nga shtypi italian në dosjen për Balilin.

Në atë kohë, shtypi i huaj u bëri jehonë shumë akuzave të opozitës për lidhjet e Saimir Tahirit me bandat e narkotrafikut, të cilat si Tahiri ashtu edhe kryeministri Edi Rama i hodhën poshtë, si “baltë që hidhej nga fronti i së keqes”.

Ja çfarë shkruhej vetëm një vit më parë në një nga gazetat italiane për lidhjet e Tahirit me narkotrafikun:

  • “Përfshirja e Saimir Tahirit në trafikun e drogës (me avionë të vegjël) u denoncua nga Dritan Zagani, një ish -shef i antidrogës i larguar nga Shqipëria pasi kishte hetuar mbi këto fluturime. Sipas Zaganit, - që është akuzuar për trafik droge gjithashtu dhe për shitje të informacioneve hetuesve italianë të Guardia di Finanza, - kushërinjtë e ministrit, për të fshehur ngarkesat me drogë përdornin edhe “makina shtetërore”. Me pak fjalë, krimi i organizuar ka arritur në nivelet më të larta të shtetit shqiptar - në një pikë të tillë saqë, siç ka thënë vetë Zagani në një intervistë për emisionin Le Iene, disa policë shqiptarë nuk janë të lidhur me narkotrafikantët, por janë vetë ata narkotrafikantë”.

Lidhjet e Tahirit me Balilin, sipas mediave italiane, u bënë shkak edhe për mos-arrestimin e tij. /Lapsi.al

Të këshilluara

Rama shet Saimir Tahirin?

Më në fund ka reaguar edhe kryeministri Rama për rastin e ish-ministrit Tahiri, të cilit i doli emrin në një përgjim trafikantësh droge. Rama në reagimin e tij ...

15:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI