Flash

Reportazh/ Në Lushnje, një ditë pas masakrës

Lapsi.al 12 October 2017
Reportazh/ Në Lushnje, një ditë pas masakrës

Në foton poshtë duket burri që u mbijetoi breshërive të kallashnikovit në Lushnjë. 

Një plumb e preku në këmbë dhe tani është jashtë rrezikut për jetën. Bujar Turku po kalonte pranë lokalit ku ishin ulur shenjestrat e atentatorëve, një ambient në lagjen "Loni Dhamo", në vendin e quajtur Ura e Përroit. 

Gjurmët e gjakut akoma duken edhe pse bashkia nisi pastrimin e territorit në orët e hershme. Sot, aty ku  pasditen e së mërkurës ishin shtrirë trupat pa jetë të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, janë vendosur lule. 

Shoku i tyre, Marius Xhepexhiu ndodhet në Tiranë në kurë intensive mjekësore. Bashkë me ta, në kafe, ndodhej edhe shoku tjetër Saimir Xhelili. Dyshohet se ishte një nga shenjestrat e para për t'u vrarë. Sot ai është dëshmitari kryesor i çështjes në dorë të hetuesve. 

Të gjithë bashkë thuhet se ishin miqtë dhe shokët e Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares. Ky besohet se u largua nga tavolina 10 minuta para se të ndodhte masakra.

Më pas është dëgjuar zëri i Zamir Latifit që thirri: çuna na vranë!. Të gjithë u ngritën nga karriget, por pa shpëtim. Njëri nga autorët, që sipas policisë dyshohet se është Laert Haxhiu, doli jashtë Benzit dhe qëllonte me breshëri kallashi. Autori i dytë, Orges Bilbili, gjuante nga brenda makinës. 

Në trupin e Latifit u gjetën 35 plumba, kurse në trupin e Hoxhës, 7 të tillë. Në vendin e ngjarjes ekpertët mblodhën edhe 41 gëzhoja.

  

Banorët u panë të largoheshin me vrap. Qyteti i përfshi në panik. Në Lushnjë, ishin rikthyer krismat vdekjeprurëse.

 

Masakra ndodhi vetëm në pak minuta dhe mjeti i autorëve u largua me shpejtesi për të përfunduar i djegur pranë fshati Çukas, në rrugën e vjetër Lushnjë- Berat. Dy policë, të parët në vendin e ngjarjes, nxorrën jashtë tre automatikët. Ndoshta me idenë për të shpëtuar gjurmë. 

Hetuesit besojnë se masakra është pasojë e hakmarrjeve midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autorët demonstruan egërsi, kishin për qëllim t'i vrisnin të gjithë. Ishin të stërvitur dhe operuan me shpejtësi. Forma e ekzekutimit është tregues për njpërplasje me qëllim pastrim territori nga grupi rival. Por janë ekspertët ata që do t'a percaktojnë motivin: A ishte kjo masakër e një hakmarrjeje gangsterësh apo luftë për territor e para./abcnews/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI