Flash

“Nuk e ke të gjatë ti” kërcënimi i vrasësit që përndjek nipin e Aldo Bares

Lapsi.al 12 October 2017
“Nuk e ke të gjatë ti” kërcënimi i vrasësit

Nuk ishte hera e parë që Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili organizonin një vrasje. Me gjuhën e armëve, vite më parë, i ishin përgjigjur bandës së Aldo Bares duke marrë jetën e një prej anëtarëve më të rrezikshëm të saj. Historitë e hasmërive në Lushnjë i kanë rrënjët thellë, në kaosin e vitit 1997, atëherë kur banesa e Aldo Bares ishte "Komisariati Nr.2".

Tani që shokët i janë vrarë, burgosur apo në arrati, hakmarrja ka rënë mbi familjarët e Aldo Bares. Xhulio Shkurti është vënë në qendër të një sulmi të egër, tani që xhaxhai i tij nuk është aty për ta mbrojtur.

[caption id="attachment_225037" align="aligncenter" width="1306"] Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares[/caption]

 

FATI QE MBRON XHULIO SHKURTIN

Breshëritë e Kallashnikovit të hasmëve të Aldo Bares lanë të vdekur Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën.

Viktimat njiheshin si miq të ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit).

Nipin e të fortit të Lushnjës e ndihmoi fati. Ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes vetëm pak minuta para atentatit.

ATENTATI I VITIT 2016

Xhulio Shkurti e priste goditjen. Ai u qëllua shtatorin e kaluar pikërisht nga Laert Haxhiu. Ishte bashkë me një shokun e tij kur u qëllua me pistoletë.

Lapsi.al arriti të sigurojë dosjen, ku tregohet çfarë ndodhi në atentatin e parë që iu bë nipit të Aldo Bares.

“Nga deklarimet e shtetasit Xhulio Shkurti rezulton se rreth orës 16:00, ai ka qenë duke ecur në këmbë në lagjen “Çlirimi”, në trotuarin e rrugës përpara furrës së bukës “Zeneli”, të shtetasit Din Zeneli së bashku me shokun e tij, shtetasin Saimo Xheliu. Në atë çast përballë tyre në rrugë ka ndaluar një autoveturë e bardhë tip Smart, me targa italiane e drejtuar nga i pandehuri Laert Haxhiu. Ky i fundit kishte në dorë një pistoletë me të cilën ka qëlluar në drejtim të tyre, derisa i mbaruan fishëkët e pistoletës. Një nga plumbat e pistoletës të të pandehurit ka qëlluar Xhulion në këmbën e majtë, ndërsa një tjetër ka goditur shtetasin Saimo Xheliu në pjesën e barkut. Pasi i kanë mbaruar fishekët e pistoletës i pandehuri i ka thënë Xhulios: “Nuk e ke të gjatë ti!”. Më pas e ka fyer dhe ka vazhduar rrugën me autoveturën e tij drejt kryqëzimit të gjimnazit “18 Tetori”.

Për këtë ngjarje Laert Haxhiu u dënua me 31 vjet burg, por nuk u arrestua asnjëherë.

Ai lëvizte i lire dhe nën hundën e policies vazhdoi me organizimin e atentatit për të zhdukjen e nipit të Aldo Bares.

[caption id="attachment_225044" align="aligncenter" width="900"] Laert Haxhiu, i dyshuari kryesor per masakren e Lushnjes[/caption]

 

KUSH ËSHTË LAERT HAXHIU

Laert Haxhiu ishte i dënuar më parë për vrasjen e Gerti Lalës, i cili njihej edhe si "Iriqi", vrasës i bandës së Aldo Bares. Ai ishte vetëm 18 vjeç kur e goditi me thikë. Bashkë me shokët e tij e qëlluan tre herë me pistoletë në kokë Gerti Lalën, në hyrje të pallatit të tij. Dyshohet se në krim mori pjesë edhe Orges Bilbili.

Ishte nëna e Gerti Lalës që i identifikoi ata si vrasësit e të birit. Laert Haxhiu u shpall fajtor për vrasjen dhe doli nga burgu në vitin 2014.

Kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu, kur u arrestua në 2015-ën për trafik droge. Haxhiu tentoi t’i shpëtonte policisë, por pasi u hodh nga 3-4 metra lartësi, theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin.

Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ai u dënua me vetëm 17 muaj e 10 ditë burg, megjithëse policia i gjeti 1.2 kilogram kokainë.

Pas dales nga burgu nisi menjëherë nga atentatet. Tani ka në shënjestër Xhulio Shkurtin që I ka shpëtuar dy herë.

Pinjollët e familjeve në hasmëri nuk përplasen vetëm për haqet e vjetra. Linjat e drogës, kontrolli i territorit dhe ndarjet politike kanë mbajtur gjallë konfliktin mes tyre.

[caption id="attachment_225046" align="aligncenter" width="1337"] Trupat e vrare te Jurgen Hoxhes dhe Zamir Latifit pas atentatit[/caption]

 

Ajo ç'ka e rëndon më shumë atmosferën në qytet është inekzistenca e policisë, që është tërësisht e paralizuar. Policia nuk guxoi të përmendë as emrat e dyshuarve për masakrën. Në njoftimin për mediat i quante “L.H dhe O.B” Eshtë ironike që Laert Haxhiu kishte qenë në kërkim policor për vrasje të mbetur në tentativë, por ai u shpall në kërkim për herë të dytë pa u kapur asnjëherë.

Ndërkohë ia doli të ekzekutojë dy të rinj dhe të largohet në drejtim të paditur. Sot Laert Haxhiu është i lirë, bashkë me shokun e tij Orges Bilbilin. Të dy vrasësit e rrezikshëm i janë vënë pas Xhulio Shkurtit, që më shumë se te policia, duhet t'i besojë fatit të tij të mirë.

Babai i tij nuk pati të njëjtin fat. Ramadan Shkurti, vëlla me Aldo Baren (Alfred Shkurti) u ekzekutua nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij. Nga aty ka nisur zinxhiri i vrasjeve që vijon ende sot pas rreth 20 vitesh./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI