Flash

Luli nuk është fajtori i vetëm

Lapsi.al 31 May 2017
Luli nuk është fajtori i vetëm

Dështimi spektakolar i Lulzim Bashës për të përmbushur qoftë edhe një nga objektivat që premtoi në çadër, nuk është krejtësisht faji i tij.

Nëse "Republika e re" nuk arriti të krijojë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse ajo përdhosi premtimin për të vënë qytetarin në qendër, nëse ajo ra pre e kulisave tipike për kastën e vjetër dhe i mori vendimet në dhomat e mbyllura të pushtetit, mëkati nuk mund të hidhet vetëm mbi flamurtarin e saj.  

Po të kthesh pak kokën pas dhe të kujtosh të gjitha lëvizjet "antisistem" që kanë marrë hov në Shqipëri, do të shohësh se ato përherë kanë dështuar me turp. 

Analiza e shpejtë e tyre tregon se, njëra pas tjetrës, kanë shërbyer vetëm si mjete mashtruese për të marrë pushtetin dhe aspak si aspirata për të mbërritur tek qëllimet që kanë shpallur.  

Kështu ndodhi që në fillim të viteve 2000 me "katharsisin" e famshëm të Nanos. Ish lideri i PS u ngrit në atë kohë kundër kryeministrit të partisë së tij, Ilir Meta, me flamurin e luftës anti korrupsion, me pretendimin se duhej luftuar nepotizmi dhe tribalizmi. Në qendër të lëvizjes së tij, u vu beteja për demokratizimimin e jetës së brendëshme të partive tona, mosmbytja e zërit të antarësisë në gjirin e tyre, pra shkurt një mjedis politik më i pastër dhe më i shëndetshëm. 
Por, kur kjo lëvizje rrëzoi Metën dhe solli vetë Nanon në pushtet, të gjitha vlerat e saj u hodhën në kosh. Kryeministri i "katharsisit" qeverisi për të pasuruar familjen e tij, u bë një despot banal dhe u largua nga dera e vogël e historisë si një shkërdhatokrat i rëndomtë.  

E njëjta fabul u përsërit edhe pesë vite më pas me Berishën. Ai i mori pushtetin Nanos përmes propagandimit të "duarve të pastra" dhe si garanti i denoncimit të "ansamblit babëzia". Por shpejt, shumë shpejt, ai u mund nga një babëzi tjetër, ajo e familjarëve të vet dhe arriti deri aty sa urdhëroi vrasje për të mbrojtur nderin e hajdutëve të pushtetit.  

Në 2013 Rama shpiku "Rilindjen". Ai u bë idhëtari i një filozofie të re, ku një sistem perfekt do të përmirësonte edhe njerëzit mëkatarë të së djeshmes. Ai premtoi se do t'i jepte fund historisë së vjedhjes së votave për të vjedhur më pas Shqipërinë dhe vjedhjes së Shqipërisë, si mënyrë për të vazhduar të qëndrosh në pushtet. Por, sapo hyri në zyrën e qeverisë ai harroi gjithçka. Ai rifilloi të qeverisë me të gjitha plehërat politike, financiare dhe mediatike të regjimit të vjetër duke lëpirë me një të rënë të gjuhës çdo gjë që kishte pështyrë për tetë vite opozitë. 

Këtë përallë vazhdoi edhe Lulzim Basha me "Republikën e re". Por sapo iu ofrua pak pushtet, pak marrëveshje në kulisa, pak ndarje e tortës në dhoma të fshehta dhe kokë më kokë, ai i dorëzoi vlerat e propaganduara në çadër. Dhe për këtë faji nuk është vetëm i tij. Edhe njëherë akoma ai u soll si bir i denjë i republikës së vjetër me të cilën është mëkuar dhe nga e cila nuk shkëputet dot.  

Kjo histori që përsëritet, kjo pafuqi për t'u ndarë nga një sistem i kalbur, duhet të na shërbejë si një thirrje për të na hapur sytë. Ajo duhet të na ndihmojë për të kuptuar se liderët tanë, me radhë, kur janë në opozitë, nuk është se nuk i njohin plagët e shoqërisë. Ata e vënë gishtin mbi problemet reale të vendit, dinë t'i identifikojnë ato, dinë të flasin gjuhën që duan të dëgjojnë qytetarët dhe të njehsohen me shqetësimet e tyre. Kështu bënë me radhë Nano me katharsisin, Berisha me "duart e pastra" apo Rama me Rilindjen.  

E keqja është kur ata marrin pushtetin.

Kur aty dështojnë të ngrihen mbi sistemin që i mban peng, mbi kastën që i korrupton, mbi oligarkinë që i shndërron në kukulla të saj.

Lulzim Basha ishte i fundit që dëshmoi se nuk shkon dot më larg se kjo traditë. Prandaj për këto zgjedhje, jo vetëm për faj të tij, ai nuk përbën më një alternativë. Të gjithë tashmë e dinë se ai do të sillet si pararadhësit, që propagadojnë fabula të bukura kur janë larg pushtetit, por i përdhosin ato sapo e akaparojnë atë. 

Po atëhere çfarë duhet bërë? Për kë duhet votuar në 25 qershor? Kush është këtë radhë zgjedhja e së keqes më të vogël?

Fatkeqësisht, historia e shkurtër e renditur më sipër nuk të ofron asnjë alternativë. Ajo të heq edhe shpresën për një zgjidhje nga halli. Ajo dëshmon se partitë tona tradicioanale, edhe pak më majtas edhe pak më djathtas qofshin, nuk janë në gjendje të prodhojnë veçse të njëtin produkt. Ato nuk mund të ofrojnë më shumë sesa modeli i politikanëve që kur janë në opozitë flasin ndershmërisht, por që kur vijnë në pushtet sillen poshtërsisht.  

Prandaj, në 25 qershor, cilido që refuzon të provojë një gjellë të ngjashme, ka vetëm një shpresë. Të bëjë të njëjtën gjë me ata mijëra shqiptarë që të demoralizuar mbledhin plaçkat dhe braktisin vendin për t'u arratisur drejt perëndimit. Në pamundësi të kësaj ne duhet të braktisim kutitë e votimit. Këto zgjedhje nuk meritojnë më shumë sesa bojkotin. Për t'i dhënë të kuptojnë dy partive të mëdha, se ato nuk e luajnë dot më farsën demokratike, ku rotacioni nuk sjell asnjëherë ndryshim; Se ato e kanë humbur shansin për të krijuar shpresë edhe nëse këmbejnë vendet në pushtet dhe nëse, me keq akoma, e ndajnë atë me pazar. Prandaj këto zgjedhje duhen dënuar me bojkot. Ose në rastin më të mirë, për ndonjë optimist të pandreqshëm, në to duhet provuar shpresa e vakët e partive të reja. (Lapsi.al)  
-

Të këshilluara

A mund ta shmangë më Basha katastrofën?

Një gjë është e sigurtë: PD po shkon drejt vetë shkatërrimit. Tashmë në lojë nuk është humbja e zgjedhjeve, por shumë më tepër sesa kaq. Tani në rrezik është mb...

12:44

Lulëzimi i republikës së vjetër

Pasi u zbyth nga të gjitha premtimet që kishte bërë në çadër duke i siguruar PD asgjë më shumë sesa një humbje të sigurtë, pasi me propozimet për qeverinë trego...

09:19

Çfarë listash do të nxjerri Basha

Lulzim Bashës i kanë mbetur shumë pak orë për provimin e fundit që duhet të japë përpara shqiptarëve, prezantimin e listave të&nbs...

07:33

Ku dështoi Basha?

Në shkrimin “A duhet të hyjë PD në zgjedhje”  jam shprehur se kjo varet shumë nga protagonistët kryesorë. Nëse ata e kanë seriozisht gjithë çka na kanë pre...

12:50

Pakti që i nxorri të gjithë lakuriq

Marrëveshja e paprinciptë Rama - Basha nuk qe vetëm një shembull flagrant i asaj që në mendjen e publikut mund të përvijohet si republika e vjetër, por ajo shër...

13:17

Pakti që i nxorri të gjithë lakuriq

Marrëveshja e paprinciptë Rama - Basha nuk qe vetëm një shembull flagrant i asaj që në mendjen e publikut mund të përvijohet si republika e vjetër, por ajo shër...

13:10

Tirana e rrënueshme

Tirana që gjeta këtë herë m’u duk edhe e mbipopulluar, edhe e shkretë. E mbipopulluar, sepse nga dritarja e avionit, dhe më pas në tokë, ky qytet duket sikur...

10:13

Basha e përdhosi çadrën

Rreth Lulzim Bashës po tubohen me shpejtësi dy grupime të ndryshme nga njëri- tjetri, që kanë një qëllim të përbashkët: të justifikojnë marëveshjen e turpshme p...

15:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI