Flash

Dalin fotot që Enver Hoxha nuk kishte dëshirë t’i shihte (FOTO)

Lapsi.al 29 May 2017
Dalin fotot që Enver Hoxha nuk kishte dëshirë t’i shihte

Historiani dhe ish-drejtori i arkivave Kastriot Dervishi ka postuar kohët e finit në rrjetet sociale një sërë fotosh të Luftës së Dytë Boterore ku shfaqet në momente relaksi ish-diktatori Enver Hoxha. Komentet për fotot janë bërë nga vetë Dervishi.

"Komandanti legjendar" siç nuk e keni parë më parë

Image may contain: 1 person, sitting

Kjo është një foto (lart)  që tregon komandantin gjatë luftës së përbotshme. I shëndoshë jashtë mase si pasojë e efektit të ushqimit cilësor, ajrit të pastër dhe mungesës së lëvizjes, ai është fotografuar në këtë gjendje nga Miladini. Nuk dihet për çfarë arsye ka zgjedhur Miladini ta fotografojë vartësin e vet, por fotoja të jep përshtypjen se je përpara një njeriu të pirë që vetëm për luftë nuk është. Është interesant, por pamja e Enverit është e njëllojtë me pamjet që kemi parë në filmat e kinostudios me subjekt ballistët.

Çfarë tregon kjo foto e vitit 1943?
Image may contain: 10 people
Kjo foto është bërë në Labinot të Elbasanit gjatë kohës që shtabi i përgjithshëm i ushtrisë komuniste, i ndjekur këmba-këmbës nga armiqtë e jashtëm e “tradhtarët e vendit” ishte strehuar atje, në pritje të fundit të luftës së përbotshme. Sikur t'ia jepnim këtë foto për këqyrje ndonjë të huaji, me siguri që do ta përshkruante me nota entuziaste, mbase edhe paska erotike këtë piknik. Ai me siguri nuk do ta dinte se në foto është komisar Enveri dhe ndonjë anëtar i shtabit, natyrisht të ushqyer mirë me kecat bio të Labinotit e të mbathur po kaq mirë me këpucë angleze dhe gjëra të tjera që i hidhnin pafund aleatët gjatë luftës.

 

Komandanti legjendar, nga prehri në prehër
Image may contain: 2 people, outdoor and water
Në vijim të fotos të djeshme të bërë gjatë "epopesë së lavdishme të luftës nacionalçlirimtare që zhduku apo nxorri jashtë luftimit 70 mijë ushtarë armiq dhe tradhtarë të vendit", një tjetër foto e komandantit legjendar, por me prehër tjetër, atë të Spiro Kolekës. Edhe kjo foto është një kornizë e mirë që tregon një ditë të këndshme maleve me blerim mbuluar të disa burrave të zbukuruar me ndonjë kobure brezi apo armë të gjata që mezi i mbajnë në dorë. E quaj me vend të përmend edhe fotografin, se i takon e drejta e autorit. Ai është shoku Miladin Popoviç, mentori dhe drejtuesi i Partisë Komuniste të Shqipërisë në vitet 1941-1944.

Edhe Miladini në prehër

Image may contain: 3 people, outdoor
Epopeja e lavdishme dhe e paparë e luftës, nuk ka asnjë kuptim pa praninë e Miladinit Popoviçit, themeluesit dhe shefit politik të Partisë Komuniste të Shqipërisë në vitet 1941-1944. Ai që ka fotografuar shokët e luftës në malet me blerim mbuluar në shalët e njëri-tjetrit, nuk kishte si të mos dilte edhe vetë në ndonjë foto. Me aparatin e tij, një shok ka shkrepur një foto tjetër. Miladini i magjepsur pas hireve të Enverit e ka gjetur vendin ku duhet të mbështeste kokën edhe shpinën e tij.

Në njërën dorë kërbaçin e në tjetrën pushkën
Image may contain: 1 person, outdoor
Sado që komunistët kanë një shprehje të tillë qesharake "në njërën dorë kazmën e në tjetrën pushkën", me të cilat nënkuptojmë shkatërrimin dhe vrasjen, "komandanti legjendar", gjatë luftës nuk e ndante nga dora kërbaçin me të cilin ngiste mushkën. Kjo foto e bërë tinëz nga shoku Miladin Popoviç, e ka zënë komandantin në një profil që tregon fare mirë linjat dhjamore të udhëheqësit si dhe sendin që mban në dorë ai. Fotoja tjetër e bërë zyrtare në albume është ballore. Qatipët ia kanë hequr komandantit kërbaçin nga dora sepse donin t'i jepnin më shumë rëndësi pushkës që mbante për qejf, sesa kërbaçit që tregonte zakonin e tij për t'i marrë shpirtin deri në fund mushkës së caktuar për transportin e tij. Çfarë nuk ka hequr e gjora kafshë.

Të këshilluara

Cilat ishin dosjet e Sigurimit të Shtetit

Nga Kastriot Dervishi* Nisur nga fakti i përmendjes shpeshherë i fjalisë “të hapen dosjen” pa e pasur të qartë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, po shpjego...

19:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI