Flash

Fotot që fshehu historia/ Si jetonin shqiptarët nën pushtimin turk

Lapsi.al 25 April 2017
Fotot që fshehu historia/ Si jetonin shqiptarët nën pushtimin

Udhëpërshkruesi francez, Gabriel Lui-Zhare (1880-1964), udhëtoi nëpër Shqipëri në gusht të vitit 1909 dhe, një dhjetëvjeçar më vonë, në gusht të vitit 1919.

Gjatë vizitës së parë u nis nga Shkupi, qytet i madh me një popullsi në atë kohë me shumicë shqiptare, për në Prishtinë dhe Mitrovicë në Kosovë. Nga Mitrovica vazhdoi me karrocë dhe pastaj me kuaj për në Pejë, Prizren dhe Kukës, ku kaloi Urën e famshme të Vezirit, dhe më tej nëpër krahinën e Lumës dhe të Mirditës për në Shkodër dhe Tivar. Nga Tivari vazhdoi me anije për në Durrës dhe Vlorë, para se të kthehej në Shkup.

Lui-Zhareja ishte edhe i pranishëm gjatë Kongresit të Elbasanit në fillim të shtatorit 1909, i cili u mbajt për të protestuar kundër qëndrimit të xhonturqve për arsimim në gjuhën shqipe. Përshkrimet e Lui-Zharesë u botuan në dy vëllime: L’Albanie inconnue (Shqipëria e panjohur), Paris 1913; dhe Au jeune royaume d’Albanie: ce qu’il a été, ce qu’il est (Në mbretërinë e re shqiptare: ç’ishte, ç’është), Paris 1914; si dhe në një sërë artikujsh që dolën në revistat Revue des deux mondes, Revue de Paris, Correspondant, Revue politique et parlementaire dhe Questions diplomatiques.

Këta artikuj u ribotuan gjatë Konferencës së Paqes të Parisit në vëllimin e shkurtër Les Albanais (Shqiptarët), Paris 1920, ku autori u bëri të qartë lexuesve që Shqipëria e pavarur ishte një realitet dhe se një kthim prapa nuk kishte kuptim. Gabriel Lui-Zhareja, i cili punonte revizor në Këshillin e Shtetit në Paris, botoi shumë libra të tjerë në periudhën 1904-1954, mes tyre edhe vepra për praninë franceze në Amerikën e Veriut.

Ky koleksion fotografish, të marra gjate ekspeditës së gushtit 1909, është nga vëllimi i sipërpërmendur L’Albanie inconnue. Shumë foto janë bërë rrugës për nga Kukësi për në Orosh dhe nga Mitrovica për në Pejë, Gjakovë, etj. Bën përshtypje prania e disa grave serbe që jetonin në mes të Prishtinës më 1909, si dhe kushtet e prapambetura të infrastrukturës në Prizren. Po ashtu bie në sy kleri katolik shqiptar në Gjakovë dhe disa shqiptare autoktone që po grinden në një urë në Mitrovicë. Koleksioni fotografik i Gabriel Lui-Zhare (Gabriel Louis-Jaray)./mapo/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI