Flash

Aleksandar Vuçiç, përralla e europianit të mirë

Lapsi.al 3 April 2017
Aleksandar Vuçiç, përralla e europianit të mirë

Pse konsiderohet Aleksander Vuçiç si politikan i moderuar nga shumë vëzhgues politikë përkundër tendencave autoritare të tij? Në radhë të parë fajin për këtë e ka klima politike botërore. Që kur Londra dhe Uashingtoni i kanë kthyer kurrizin BE, çdo fans i BE-së me sa duket është tejet i mirëpritur, edhe kur ai vjen nga Beogradi.

Vërtet, kryeministri i deritanishëm i Serbisë, i cili u zgjodh president mund të qeverisë në pesë vitet e ardhshme pa shumë rezistencë politike. Vitin e kaluar ai siguroi një shumicë dy të tretat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Tani si kryetar i partisë qeverisëse, Partia e Progresit, SNS dhe njëkohësisht edhe si president i vendit, tek Vuçiç dendësohet aq shumë pushtet- saqë për herë të fundit një përqëndrim i tillë e kemi parë në kohën e Millosheviçit.

Kjo në një kohë kur pavarësia e institucioneve në Serbi nuk është ende realitet. Pushteti zbarkon aty ku ndodhet edhe kapedani. Presidenti Vuçiç do të instalojë një kryeministër të komandueshëm. Po qe se qeveria bën punë të mirë edhe ai do të shkëlqejë. Po qe se jo, Vuçiç do të distancohet, madje mund të kthehet në kritikun më të madh të saj. Ai nuk ka nevojë më të veprojë, ai do të lerë të tjerët të veprojnë. E në fund shërbëtorët besnikë që jetësojnë axhendën e tij, ai ose do t'i lëvdojë ose do t'i ndëshkojë.

Demokrat i pastër?

Në kryeqytetet europiane dihet preferenca e Vuçiçit për të fyer gazetarët, poshtërimi i opozitës, po ashtu edhe metodat e tij manipulative të sundimit. Jashtë mikrofonëve pohohet, se ky gjoja demokrat që lëvdohet aq shumë, në shtëpinë e vet tregon një fytyrë tjetër jo tamam demokratike, por me delir vetëkonfirmimi. Por për sa kohë që ai pozicionohet me tone pajtuese në çështjen e Kosovës dhe përsërit refrenin e stabilitetit, në perëndimin pragmatik do të mbahen në tone të ulta kritikat për gjendjen e mjerueshme të medias dhe të sistemit të drejtësisë.

Sigurisht krahasuar me të shkuarën e të përgjakshme, gjendja aktuale në Beograd mund të quhet madje idilike. Edhe po të shohësh tensionet e brendshme politike në Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë, Vuçiçi na paraqitet si një zotëri i mirë, që nuk i hap shumë probleme perëndimit. Në këtë kontekst ai mund të lozë në Serbi si të dojë, mund të paraqitet në të gjithë kanalet televizive gati dhjetë herë më shumë se të rivalët nga opozita, mund të ushtrojë presion ndaj votuesve me vendin e punës.

Shpresa e dobët është që stili qeverisës i Vuçiçit të bëhet më i moderuar gjatë negociatave me BE. Por kjo shpresë mund të dalë në fund edhe si iluzion. Në pesë vitet e ardhshme, sunduesi i vetëm legjitim me shumë gjasa do ta nxjerrë edhe më qartë fytyrën e tij të vërtetë.

/DW/

Të këshilluara

Një përgjigje racionale për Ramën

Ne jemi një vend normal megjithëse kemi një opozitë të çmendur, antidemokratike dhe që e ka marrë lumi prej kohësh. Ky ka qenë pak a shumë konkluzioni i Edi Ram...

12:50

Dy 1 prillët e ndryshëm të Metës

Katër vite pasi vendosi t’i japë një shanc Edi Ramës për të ardhur në pushtet, LSI po kalamendet gjatë nëse duhet t’i ripërtërijë besimin kryeministrit edhe për...

13:34

Rama- Basha, një dialog skizofrenik

Beteja për të përdorur faktorët ndërkombëtarë në luftën e brendëshme politike, është futur në një fazë skizofrenike. Gjatë një interviste për një nga mediat më ...

14:14

De Biasi, fillimi i fundit

Gianni de Biasi po kalon çastet më të vështira që nga dita që u vu në krye të kombëtares shqiptare, gjashtë vite më parë. Të premten në Palermo, ai arkivoi...

20:46

Hija e Erdoganit mbi Tiranë

Më në fund Edi Rama e theu edhe një tabu. Ishte betuar me veten dhe të tijët që nuk do t’i përgjigjej publikisht Ben Blushit. Disa thonin se e kishte marrë këtë...

14:42

Rama, marshimi i vetmuar drejt fundit

Kryeministri hipotetik, i qeverisë hipotetike teknike, me siguri që ditën e parë të punës do të çmontonte koshin e basketbollit mbi derën e zyrës dhe do të lyen...

08:53

Nishani “fali” Xhafën dhe goditi Bashën

Ndryshe nga pritshmëritë e krahut që mbështet Lulzim Bashën në PD, Bujar Nishani ka vendosur të mos e përfshijë presidencën në strategjinë e thellimit të krizës...

18:36

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI