Flash

FOTO/ Cilët ishin 45 hotelet e famshme të Shqipërisë së vitit 1940 (LISTA)

Lapsi.al 17 March 2017
FOTO/ Cilët ishin 45 hotelet e famshme të Shqipërisë së

Industria e turizmit në Shqipëri i ka fillesat në vitet ’20. Sidomos gjatë periudhës së monarkisë, turizmit iu kushtua shumë vëmendje. Në këtë periudhë u ngrit një klub turizmi, u lidhën  marrëveshje me agjenci turizmi  si dhe u bënë botime e broshura në gjuhë të huaja. Po ashtu, u miratuan shumë udhëzime zyrtare që detajonin rregullat për higjienën e hoteleve, veshjen e personelit, sjelljen e tyre.

“E.T.A (Enti Turistik Hotelier Shqipëri)” u themelua përmes një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Entit Kombëtar të Industrisë Hoteliere. Ky ent  kishte detyrën e ndërtimit dhe manaxhimit të hoteleve në kryeqytet dhe në qendrat e tjera të vendit. Në vitin 1940 kur Shqipëria ishte pushtuar, për Shqipërinë ka një raport të veçantë, ku ndër të tjera raportohet edhe për këtë sektor. Referuar këtij raporti, në mbarë vendin ishin 45 hotele, ndërsa planifikohej ndërtimi i hoteleve të tjerë.

 “Në Tiranë është në ndërtim e sipër “Grande Albergo (Hoteli i Madh, sot Hotel Dajti shën.red.)” që i bashkangjitet sheshit Skëndërbej. Ndërtimi i hotelit është në harmoni me linjat arkitektonike të bulevardit dhe ka stil mesdhetar.

Në Durrës është inauguruar sëfundmi “Grande Albergo dei Dogi (Hoteli i Madh i Dozhëve)”. Duke qenë në një pozicion të favorshëm në anë të detit, ai përbën një burim efiçent për lëvizjen detare të të huajve” shkruhet në raport.

Pas luftës dhe ardhjes në pushtet të komunistëve, rrjeti i hoteleve do të shtetëzohej e do të vihej në administrim shtetëror. Një nga hapat e parë do të ishte ndryshimi i emrave të hoteleve. P.sh “Grande Albergo” në Tiranë do të emërtohej “Hotel Dajti” apo “Grande Albergo dei Dogi” në Durrës do të emërtohej “Vollga”.

Në vitet ’50 do të krijohej ndërmarrja shtetërore e turizmit “Albturist” që do të kishte në administrim rrjetin e hoteleve në mbarë vendin, të emërtuara “Turizmi”.

Kreshnik KUÇAJ/SCAN

Mëposhtë lista e hoteleve të 1940. Në anë të qytetit shënohet edhe rajoni që i përket: 

 Tiranë

-Hotel “Continentale”, rruga Pjetër Bogdani

-Hotel “Durazzo (Durrësi)”

-Hotel “Imperiale”, bulevardi “Vittorio Emanuele”

-Hotel “Internazionale”, bulevardi Mussolini

-Hotel “Metropoli”, bulevardi mbretëresha Elena

-Hotel “Reale”, rruga e Dibrës

-Hotel “Regina”, bulevardi “Vittorio Emanuele”

Durrës

-Hotel “Augusteo”

-“Albergo dei Dogi”, sheshi princ Umberto

-Hotel “Europa”

-Hotel “Internazionale”

-Hotel “Iola”

-Hotel “Isola bella”

-Hotel “Pallas”

-Hotel “Splendido”, bulevardi “Vittorio Emanuele III”

Gjirokastër

-Hotel “Impero”

-Hotel “Reale”

-Hotel “Savoia”

Berat

-Hotel “Colombo”, rruga Mbretnore

-Hotel “Savoia”, rruga Mbretnore.

-Hotel “Tirana”, Lek Dukagjini 8

Korçë

-Hotel “Imperial”

-Hotel “Roma”

-Hotel “Pallas”, Rruga “S. Giorgio”.

Elbasan

-Hotel “Principe”

-“Grande Albergo”

Fier

-Hotel “Illyria”

-Kavajë (Durrës)

-Hotel “Adriatik”

-Hotel “Elbasan”.

-Hotel “Korqa (Korça)”

-Hotel “Skanderberg”

-Hotel “Vlora”

Kukës

-Hotel “Italia”

Përmet

-Hotel “Adriatik”

-Hotel “Europa”

-Peshkopi (Dibra)

-Hotel “Cendra (Qendra)”.

-Hotel “Deferimi (Dëfrimi)”

-Pogradec (Korçë)

-Hotel “Reale”

-Sarandë

-Hotel “Bella Venezia”

-Hotel “Kastriota Pallas”

-Hotel “Pirro”

Shijak (Durrës)

-Hotel “Agimi”, sheshi B.Mussolini.

Shkodër

-Hotel “Imperiale”, pranë lulishtes

-“Grande Albergo”, pranë lulishtes

Vlorë

-Hotel “Gambino”, sheshi i Xhamisë/Kreshnik Kuçaj, TV SKAN/


Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI