Flash

FOTO/ Gravura me 3 vëllezërit e Skënderbeut të helmuar në sarajet e Sulltan Muratit

Lapsi.al 13 March 2017
FOTO/ Gravura me 3 vëllezërit e Skënderbeut të helmuar

Imazhet janë kopjuar nga një album perandorak zbuluar në bibliotekën e Jeldëz Qoshk dhe janë sjellë në Shqipëri nga dr. Ibrahim Temo…

Këto tre portrete, mendohet se i përkasin vëllezërve të Skënderbeut.

Mes 9 fëmijëve 4 djem e 5 vajza, Gjon Kastrioti, i ati  i Skënderbeut dhe e ëma Vojsava u detyruan, pas humbjes së betejës kundër ushtrisë osmane të Sulltanin Muratit më 1421 ti dërgojë peng në sarajet e sulltanit të katër djemtë e tij. Sipas burimeve historike besohet se tre vëllezërit e Skënderbeut u helmuan dhe vdiqën në kohën e qëndrimit të tyre në Ederne të Turqisë. Imazhet e portreteve të tyre, që vijnë nga kjo periudhë e largët e historisë, janë  ruajtur kryesisht në disa gravura e piktura të periudhës së mesjetës. Mes tyre janë edhe këto portreteve që ruhen të riprodhurara në arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, specifikisht në fondin e Fototekës.

Portretet janë kopjuar nga një gravurë e kohës  dhe dhe janë sjellë në Shqipëri  në vitet ’30-të nga dr.Ibrahim Temo.  Fotot mbajnë prapa shënimin: “Tre vëllezërit e Skënderbeut që u helmuan në Ederne prej qeverisë turke në vitin 1443. 1) Reposim (Mehmet bej), 2) Stonja (Selim Bej) dhe 3) Konstandin (Rustem bej) Kastrioti.

Në shënimin pas fotografisë, thuhet se portretet janë kopjuar nga një album perandorak gjetur në bibliotekën e Jeldëz Qoshk dhe janë dërguar në Shqipëri nga dr. Ibrahim Temo. Imazhet tregojnë se tre princërit e Kastritotit ishin në moshë mjaft të re kur u helmuan.

Nisja e princërve Kastrioti drejt sarajeve të Sulltanit

Paralelisht me këto tre portrete në fototekën e AQSh ruhet edhe një kartolinë (Ilustruar me një gravurë të periudhës së mesjetës, nuk jepet autori)  që tregon momentin kur Gjon Kastrioti dhe bashkëshortja e tij përcjellin katër djemtë e tyre për në Ederne, në sarajet e Sulltan Muratit. Katër djemtë shfaqen në moshë mjaft të njomë. Në një kënd të gravurës duken ushtarët të veshur me veshje kombëtare, ndërsa kështjella e Kastriotëve shfaqet madhështore,  në hyrje të së cilës shquhet shqiponja dykrerëshe.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI