Flash

12 korrik 1947/ Çfarë tha në kuvend Enver Hoxha për Kosovën (dokumenti)

Lapsi.al 5 January 2017
12 korrik 1947/ Çfarë tha në kuvend Enver Hoxha për

Historiani Kastriot Dervishi publikon një tjetër dokument që sipas tij tregon qëndrimin e Enver Hoxhës në lidhje me Kosovën në vitet e para pas çlirimit. Dervishi publikon fjalimin e 12 korrikut 1947 para Kuvendit Popullor ku Hoxha është shprehur pro Titos dhe Jugosllavisë. Në fjalën e gjatë që mbajti përpara deputetëve, pasi deklaroi se Shqipëria refuzonte ndihmën amerikane me anë të planit Marshall, Enver Hoxha doli te dashuria e tij e vjetër, Jugosllavia dhe mareshali Tito.

Lexoni çfarë ka deklaruar Hoxha:

“Disa ditë më parë, populli jonë festoi me gëzim të madh aniversarin e aleancës sonë së pathyeshme që na lidh me Jugosllavinë e mareshallit Tito (duartrokitje të vazhdueshme). Vërtet neve festuam para disa ditësh aniversarin e kësaj aleance, por aleanca dhe vëllazërimi me popujt e Jugosllavisë së re lindi dhe u konkretizuar kur plasi pushka e parë në qytete dhe malet tona. Aleanca me Jugosllavinë u mbrojt me gjakun e të dy popujve tanë. Ajo përfaqëson të shkuarën tonë të lavdishme, luftën heroike të çlirimit, ajo përfaqëson të ardhmen tonë të përbashkët, jetën e re tonën që po ndërtojmë së bashku. Pse kuptimi i kësaj aleance është i thellë dhe thellërrënjosur në zemrat e popullit tonë, prandaj ne shohim se në dritën e këtij aniversari, gjithë populli i Shqipërisë brohorit me entuziazmë dhe çdo ditë ai vë të gjitha forcat e tij që kjo aleancë të forcohet shumë e më shumë (duartrokitje).

Frytet e kësaj aleance populli shqiptar i sheh çdo ditë në zhvillimin dhe ndërtimin e jetës së tij të re. I sheh në ngritjen e ekonomisë sonë të re, i sheh në lëmin kulturor dhe shoqëror, i sheh në mbrojtjen e të drejtave të kërcënuara nga imperialistët e huaj, i sheh në sigurimin e sovranitetit, independencës dhe integritetit tokësor të vendit tonë. Të gjitha këto përbëjnë jetën e popullit tonë, përfaqësojnë të ardhmen më të lumtur të vendit tonë për realizimin sa më të mirë dhe sa më të shpejtë të të cilave populli jonë ka vënë të gjitha forcat. Aleanca që kemi me Jugosllavinë është guri themeltar i vëllazërimit të popujve të Ballkanit, i paqes në Ballkan, e kontribut i paçmueshëm për paqen botërore”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI