Flash

Rama, marrëzia pa fund

Lapsi.al 1 December 2016
Rama, marrëzia pa fund

Euforia e vendimeve të fillim qeverisjes po e nxjerr përditë e më zbuluar Edi Ramën. Një propozim i disa deputetëve të tij për të shtyrë edhe për dy vjet aktivitetin e kumarit në Shqipëri (lexo shkrimin poshtë), e ka shndërruar në qesharake edhe zhurmën e muajve të parë të pushtetit që u simbolizua nga aksioni butaforik “Fundi i marrëzisë”.

Ashtu sikurse me ligjin e plehrave, për të cilin tha se kush e kërkonte nisej nga interesa financiare mafioze dhe pastaj e rivotoi në kuvend; ashtu sikurse për koncesionet skandaloze të Berishës që tha se do i anullonte dhe pastaj i vazhdoi me preteksin e kontratave të pazhbëshme; ashtu si me moratoriumin e ndërtimeve që e shkallmoi me lejet për klientët që dha me firmën e tij; ashtu si me hashashin që e shkuli në Lazarat, por e la të lulëzojë në mbarë vendin, Edi Rama po dështon edhe me betimin për t'i dhënë fund marrëzisë së lojrave të fatit.

Në vjeshtën e vitit 2013, të gjithë e mbajnë mend dalldinë që kapi mbi 6 mijë trupa policore për të mësyrë drejt kazinove. Ende janë në memorje shiritat e verdhë në dyert e tyre, që krijonin përshtypjen se aty kish ndodhur një krim makabër. Ende zhurmojnë vendimet për ta shoqëruar me eskortë 24 orëshe, si një luftëtare të re të antimafias, drejtoreshën e Rilindjes që do luftonte me këtë biznes të paskrupullt.

Dhe natyrisht në gjithë këtë sfond beteje epike u shfaq edhe kryeministri, që shpalli masat drastike kundër kazinove. Ato nuk do të ishin më pranë qendrave të banuara. Do të ishin larg nga shkollat dhe qendrat e qyteteve. Plani i qeverisë për këtë biznes parashikonte që ato të zhvendoseshin drejt zonave turistike, hoteleve me 5 yje, pra sa më larg jetës së përditshme të qytetarëve të zakonshëm.

Edi Rama atëhere nuk e fshihte triumfalizmin. Ai i paralajmëroi pronarët e lojrave të riskut që të bëheshin gati ta linin këtë punë se nuk mund të bënin para gjithë jetën me një biznes, i cili po shkatërronte familjet dhe po ndikonte në ekuilibrin psiqik të njerëzve.

Por, butaforia nuk zgjati shumë dhe dalëngadalë fundi i marrëzisë ia la vendin heshtjes.

Një vit më pas revista ekonomike “Monitor”, me një investigim të plotë, pohonte se nga 1 mijë pika lojrash të bllokuara, vetëm 25 biznese ishin mbyllur.

Edhe ligji që i jepte fund ekzistencës së kazinove dhe bingove në qytete, u shty për zbatim për në janar të vitit 2016. Me një ndërhyrje të re data u rrokullis deri në fund të këtij viti.

Dhe tani, kur “fundit të marrëzisë” duhej të bëhej fakt, disa deputetë të majtë i kërkojnë parlamentit një afat të ri deri në fund të 2018.

Po t'i lexosh arsyet që ata (emrat e propozuesve gjenden në shkrimin poshtë) rendisin në relacionin dërguar kuvendit, ato janë qesharake. Ata i qajnë hallin pronarëve të kazionove që kanë nënshkruar kontrata marrjesh me qira më të gjata sesa dhjetori 2016. Ata pretendojnë se Shqipëria ka dështuar të ndërtojë resorte turistike me 5 yje, kështu që lojrat e fatit nuk kanë se ku të zhvendosen. Ata paralajmërojnë mbylljen e 1800 vendeve të punës dhe zhdukjen nga buxheti i shtetit të 125 milionë eurove në vit që derdhin këto kompani.

Eshtë e kotë t'i komentosh këto argumenta qesharakë.

Pse vallë nuk e dinte Rilindja tre vitë më parë se Shqipëria nuk do të shndërrohej kaq shpejt në një parajsë resortesh me 5 yje? Pse vallë nuk e dinin ekonomistët e saj se sa njerëz punësonin këto biznese dhe sesa të ardhura derdhin ato në buxhet?

Pra, asnjë nga arsyet që e bënë Ramën të shpallte në tetorin e 2013 “fundin e marrëzisë” nuk ka ndryshuar.

Po atëhere, pyetja që shtrohet është: pse po ndodh ky mohim i plotë i asaj që u shpall me pompë tre vite më parë?

Arsyeja e vërtetë gjendet midis rreshtave në të njëjtin relacion, që deputetët e komisionit të ekonomisë (me siguri që ata nuk bëjnë asgjë pa urdhër nga lart), i dërgojnë kuvendit.

Aty kërkohet mbështetje për bizneset e lojrave të fatit si kontributorë të rregullt të buxhetit të shtetit. Aty lëshohet gjithashtu edhe kërcënimi se mos na bëjnë ndonjë gjëmë dhe i zhvendosin aktivitetet e tyre në tregjet e huaja.

Pra, po të shihet me vëmendje është e njëjta logjikë si ajo që u përdor për rikthimin e importit të plehrave.

Në këtë rast përpara kujdesit për shëndetin e qytetarëve, u vu interesi i lobistëve të mafies. Për kazinotë, përpara harmonisë së familjeve dhe ekuilibrit psiqik të qytetarëve, që propagandonte dikur Rama, po vendoset interesi i atyre që ai dikur i etiketonte si biznese kriminale.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Me një qeverisje që premtoi pezullimet e ndërtimeve në Tiranë dhe që po e shndërron atë në një mostër betoni, që i shpalli luftë hashashit, por më pas la të mbillet gjithë vendi, nuk mund të shpresohej se do të dilte i humbur biznesi "kriminal" i kazinove.

Shpallja e "fundit të marrëzisë" nga Rilindja ishte vetëm një përrallë, sepse në tre vite ajo u shndërrua në një trashëgimtare të një marrëzie pa fund, që zgjat prej një çerek shekulli. Tani nga premtimet e 2013, Edi Ramës nuk i ka mbetur pothuajse asgjë. Përpos heqjes se fotos së Bujar Nishanit nga zyrat e shtetit. /Lapsi.al/

 

Të këshilluara

E myti, e myti, Rama grekun!

Nuk besoj se Edi Rama ka marë ndonjëherë më shumë fjalë pozitive, në faqen e tij në Facebook, se sa gjatë transmeti...

01:32

Ku bien dakord Koço dhe Blushi?

Një paradoks po rrethon Rilindjen. Armiku më i ri i Edi Ramës, dje miku dhe klienti i tij i pazëvendësueshëm, ka nisur turin n&eum...

13:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI