Flash

Si vdiq Hatija, shoqja e Nexhmie Hoxhës, nën torturat e Sigurimit të Shtetit (dokumenti i sigurimsit)

Lapsi.al 20 November 2016
Si vdiq Hatija, shoqja e Nexhmie Hoxhës, nën torturat e Sigurimit

E torturuan deri sa u çmend e vdiq në duart e xhelatëve të Sigurimit të Shtetit. Dëshmia e sigurimsit: Dhëmbët e para i kishte të thyera, nga që nuk ishte në mënt, ndyeshe në vete dhe kështu ishte mbushur plot morra dhe krimba nga ndyrësira

Dy faksimile nga dokumenti i nënshkruar nga Anastas Dushku efektiv i seksionit të Sigurimit, flasin për torturat deri në vdekje të vajzës 20-vjeçare, Hatlije Tafaj. Një efektiv i sigurimit të shtetit që kishte qënë pjesë e grupit toruturues, dëshmon mizorinë ndaj Hatlijes. Janë tortura që shkojnë përtej imagjinatës më ekstreme të kriminelit më të egër. E torturuan deri sa u çmend e vdiq në duart e xhelatëve të Sigurimit të Shtetit. Dëshmi rrënqethëse vijnë nga sigurimsi që kishte asistuar në torturat që iu bënë Hatlijes. Ajo ishte komuniste, kishte qënë partizane dhe shoqe shumë e afërt e Nexhmije Hoxhës, të vejës së diktatorit Enver Hoxha.

Letra dëshmi e ish-sigurimsit

“I nënshkruari N/Toger Anastas Dushku, anëtar partie prej datës 28-VIII-44, efektiv i Seks. Sigurimit Ministris Mbr. Kombëtare, parashtroj atij Komiteti Central, sa më poshtë:

…nga muaj Prill-Maj 1945, në ish Batalionin e IV të Brigadës I M.P. (ish Kuestura e vjetër, në rrugën e Barikadave), silleshin të burgosun prej Drejtorisë së Sigurimit dhe mbaheshin në birucat, të cilat i kishte krijuar që me kohë fashizmi. Atëhere kanë sjellë aty të arrestuar dhe një shoqe, për të cilën mësova që ishte anëtare Partie. Vinin nga Drejt. e Sigurimit çdo natë oficera dhe e mernin në pyetje duke e torturuar gjithë natën. Kështu vazhdoi mjaft kohë dhe dukesh se kjo shoqe nuk tregonte gjë, sepse torturat vazhdonin gjithnjë, deri sa një ditë ajo u çmend fare. Në këtë gjendje e merrnin përsëri në pyetje dhe nga jashtë dhomës së pyetjeve digjonja që ajo të përsërisë dendur emnin e Partisë.

Kështu të çmendur e mbanin në një birucë të tmerrshme. Atëhere më ishte dhënë rasti t’a shoh, ishte katandisur në një gjendje që unë nuk jam në gjendje t’a përshkruaj këtu në letër. Dhëmbët e para i kishte të thyera, pastaj nga që nuk ishte në mënt, ndyeshe në vete dhe kështu ishte mbushur plot morra dhe krimba nga ndyrësira. Nuk munt t’i afroheshe nga era e qelbur që nxirrte. Me këtë pamje ajo i përgjiste një shtrige dhe jo një vajze 18-20 vjeçare.

Por oficerat e Sigurimit vazhdonin t’a mernin në pyetje edhe në këtë gjendje, por me sa mësova ajo nuk kish treguar gjë me gjithë torturat barbare që i bënin, kështu që ata u siguruan që ajo ishte e pafajshme.

Por në gjendjen që ajo ishte nuk mundeshe që ta lironin, prandaj e hoqnë nga biruca, ku e kishin dhe e vunë në një dhomë të mirë me ajër dhe diell në katin e sipërm, e ushqenin tashi mirë, me qëllim që ajo të përmirësoheshe dhe pastaj t’a lironin. Por ajo vazhdonte të mos ishte në vehte. Dhe një ditë në atë gjendje anormaliteti që ishte u hodh nga dritarja e dhomës së saj 8-10 metra lart, theu këmbën dhe dorën, dhe në këtë gjendje u çua në spital….

Mbas disa javësh mësova që i kishin prerë në spital një dorë dhe një këmbë dhe së fundi vdiq e çmendur.

Emnin e kësaj shoqeje, e kësaj antareje Partie që kaqë tmerësisht u torturua, nuk munda t’a mësoj, por për këtë dhe për hollësira të tjera reth këtij krimi të pyetyet kapiten i Irë Sh. Skënderi, tash efektiv pranë Komandës Divizjonit Mbrojtjes Popullit, i cili n’atë kohë ish Zv. Komisar i Batalionit IV të Brigadës I M.P. dhe ka marë pjesë në torturimin e saj.”

dok1

haltija-dok

dok2

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI