Flash

Fara e Ramës s'duhet të mbijë prapë

Lapsi.al 24 May 2016
Fara e Ramës s'duhet të mbijë prapë

Dje takova një demokrat, i cili gjysmë entuziast më pyeti: “Hë mo, ç’thuhet, kur del ‘Shukriu numër 2’?” Nuk pata as kohë ta pyes,se si, qysh e tek, për çfarë e kishte fjalën, se, pa mbaruar fjalinë e parë, shtoi fjalinë e dytë: “Po doli, mbaruan, i rrëzuam dhe iku”. Në fakt, ky nuk është i vetmi demokrat që kam takuar, që i mbante shpresat e rrëzimit të qeverisë te një histori e ngjashme me atë që i ndodhi Kryetarit të Bashkisë së Dibrës dhe që qarkulluaka me kohë në kafenetë dhe në TV-të e Tiranës. Nuk ka asgjë të keqe që opozita të shfrytëzojë të gjitha mënyrat, të ndershme dhe “të pandershme”, për të sulmuar njëmazhorancë, por fakti që një pjesë jo e vogël e opozitës po pret historinë e dytë me “mik”, e ka një problem, kjo është e dukshme. Janë jo të paktë njerëzit që mendojnë se, me një opozitë të një lloji tjetër, kjo qeveri do të kishte rënë me kohë. Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë.

Në aspektin historik, do të ishte e padrejtë që kjo qeveri, që për mua personalisht, e kam thënë që në krye të herës, vuri piketat  më të mundshme të gabuara ekonomike, sidomos në raport me vendet e tjera të rajonit, kjo qeveri, nën regjimin e së cilës linjat e avionëve me drogë janë bërë si autobusë urbanë, kjo qeveri, pas çdo koncesioni atipik të së cilës qëndron një hije  korrupsioni, kjo qeveri që rrethon gjykatat, kjo qeveri që mund të ketë përgjuar dhe Kryetarin e Shtetit dhe Kryetarin e Parlamentit, fundja fundit, kjo qeveri që nuk arrin dot të shpenzojë dhe paratë e buxhetit, për shkak të mungesës së projekteve serioze, kjo qeveri të binte nga “miku”….! Kjo do të ishte prapë një fat i madh për këtë qeveri. Kjo do të ishte hapje dere për njëristartim të mëvonshëm.

Që tani i kam parasysh fjalët e Kryeministrit aktual, nëqoftëse kjo qeveri do të binte nga “miku” dhe jo nga ata faktorë që duhej të binte me të vërtetë, ndër të cilët i pari për mua është paaftësia:

“Po ça o burrë, na lanë pa bërë gjithë ato gjëra o burrë, do kishim mbaruar legalizimet o burrë, për pak do kishim realizuar shëndetësinë falas o burrë, po në nëntor, që Hillary Clinton vizitën e parë, sa të zgjidhej Presidente e Amerikës, do ta bënte në Shqipëri o burrë, ej po më e tmerrshmja mër burrë, sa isha bërë gati me ndërru ministrat mër burrë, ej po për dy qeflinj budallenj ngeli dhe Majko pa u bërë President mër burrë, o burrë, o burrë, o burrë…” dhe kështu mund ta hanit si herën e parë, që këtë burrin ta provonit prapë.

Ndaj, nëqoftëse do ketëserial të dytë me “mik”, shikojeni sikur të ishte seri e Bidait dhe vazhdoni të bëni opozitë. Rama është nga ato “fruta” që jo vetëm duhet shtrydhur deri në fund, por dhe nuk i duhet lënë t’i bjerë bërthama në tokë, se jo vetëm mbin prapë vetë, por në këtë situatë ka me dhjetëra të tjerë rreth tij dhe jashtë tij që mund të mbijnë si ai. (syri.net)

Të këshilluara

Pse hesht Rama kur flet Blushi

Mund të ketë shumë pikëpyetje sot për të ardhmen politike të Ben Blushit, por një gjë është e sigurt&e...

06:58

Rama, një memec përballë Blushit

Ndoshta askush nuk e ka parë këto tre vite të jetës parlamentare, Edi Ramën, më keq sesa kur Blushi i përplasi në fytyr&...

13:48

Dyshimet për përgjimet e Tahirit

Paraqitja në komisionin e sigurisë e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit dhe më pas ajo e shefit t&eum...

13:08

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI