Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Derisa një ditë…

Lapsi.al 7 March 2016
Derisa një ditë…

Merre një popull dhe lëre pa punë dhe pa mundësi për të fituar jetën.

Me paratë që u mbledh nga taksat, mos hap punë dhe mundësi që njerëzit të fitojnë jetën, por dorëzoi ato tek të pasurit nga të cilët prit me shpresën se do të hapin ata punë dhe madje do t’i shpërblejnë mirë punëtorët duke pakësuar kështu hisen që u mbetet për veten e tyre.

Më pas, mos shpenzo për shkolla të mira, arsimtarë të mjaftueshëm e të shpërblyer, se kjo do t’i zgjonte njerëzit që presin me ankth punën që i mban në jetë dhe do të mësonin se një edhe një bëjnë dy dhe se çdo shkak e ka një pasojë.

Përkundrazi, nxit pritshmëritë e njerëzve se gjërat janë në dorë të Zotit, Allahut, engjëjve, krijesave të tjera qiellore që mendja e tyre ordinere s’i rrok dot. Mjafton të sforcohen sa duhet në lutje, lëmoshë, sevap apo devocion dhe problemet zgjidhen në mënyrë të pakuptueshme "nga lart" (qoftë aty lart ideja e Zotit apo ajo e autoritetit - pra ti vetë).

Po ashtu, mos hidh kokërr leku për kulturë, emancipim dhe (ruajna zot) zhvillim intelektual, por për reklama vezulluese që duan të vërtetojnë se paratë tek të pasurit nuk shkuan dëm – ja produkti, mos u qani.

Kur para s’ka më por të pasurit kërkojnë të tjera, shpërbleji këta në natyrë. Shpronësoi qytetarët e zhvishi nga çdo pasuri e përbashkët. Hiqu rrugën ku ecin, ajrin që thithin, ujin që pijnë, qiellin që shohin. Jepu të pasurve copa qyteti, rruge, fushe, mali, deti dhe pylli, pastaj lëri se ata do ta gjejnë vetë mënyrën për ta kthyer gjithçka në një mall të tregtueshëm, në produkt që mund t’i shitet me para atij që pak më parë sapo e kishte të njëjtën gjë falas.

Kush s’ka para (dhe s’ka ç’ndodh tjetër me atë që është i papunësuar ose i keqpunësuar), nuk ka as ujë të shëndetshëm, ushqim të bollshëm, ajër të pastër, vendbanim të përshtatshëm, etj.

E kur jeta gjithnjë e më e rëndë dhe e varfër u shkurton ditët dhe u dëmton shëndetin atyre që u ke marrë paratë pa ua kthyer në punë, mos investo në riparimin dinjitoz të saj me spitale e shërbime sociale. Krijo kushtet maksimale që kjo skarco shoqërore o t’ia mbathë, o të ngrejë patkonjtë. Rrjet shëndetësor në tkurrje dhe mjerim, linja udhëtimi dhe agjenci funerale luksoze e plot shkëlqim.

Nëse ndonjë nga ata që kanë mbetur, përmendet dhe nis të ankohet, atëherë ti ose rekrutoje dhe armatose këtë njeri duke e mobilizuar në polici, ose dërgoi policin që ke armatosur për t’ia mbyllur gojën me kërbaç, burg, gjobë dhe forma të tjera brutaliteti represiv.

Policia është e mirë sepse ajo është mburoja personale e jotja dhe e të pasurve të tu, edhe pse paguhet me paratë e të varfërve që shfrytëzoni ju. Ajo duhet të jetë e modernizuar dhe e plotë në personel si kurrkush në këtë shtet. Ajo duhet efikase për të ndihmuar të pasurit të mbrojnë pasurinë e grabitur nga përpjekjet e të grabiturve për ta marrë atë mbrapsht, si dhe për të të mbrojtur ty nga rebelimi i tyre.

E kështu, ditë për ditë, për ca kohë. Derisa një ditë… 

(Lapsi.al)

Të këshilluara

Edi Rama si Shehrazadja

“Është bërë aq keq sa ta rithuash këtë që e shohin sytë e të gjithëve, është detyra e &cced...

19:48

Hija e Gjukanoviçit mbi Tiranë

Një lloj specifik autokracie është instaluar gradualisht në “Ballkanin Perëndimor”. Kjo është e dukshme pas d&eum...

09:14

Pse kaq mllef ndaj Ardit Gjebresë

Kam mbetur i habitur sot në orët e para të mëngjesit, kur me të hapur Facebook-un jam gjendur përballë një sulmi të...

19:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI