Flash

A tallemi dot me “herojtë” tanë?

Lapsi.al 4 January 2016
A tallemi dot me “herojtë” tanë?

Një skeç i transmetuar në mbrëmjen e ndryshimit të viteve nga Koha TV po ndan prej ditësh opinionin shqiptar përtej kufirit, mes atyre që duan të ruajnë të paprekur ikonën e komandatëve të UÇK-së dhe atyre që i kanë mëshuar anëve të tyre të erëta.

Për shumëkënd historia e grupit të mirënjohur “Stupcat”, që tërheq që prej vitit 2002 vëmendjen e publikut me hitet e tij, është thjeshtë një herezi. Në emër të dënimit të saj kanë ngritur zërin që nga kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, organizata e veteranëve të luftës dhe mjaft personalitete të tjera matanë kufirit.

Të frymëzuar prej tyre, qindra anonimë në Facebook kanë kërkuar vdekjen e aktorëve, kanë lëshuar një batërdi kërcënimesh e fyerjesh për ta, madje u kanë përmendur edhe paratë që marrin nga sponsorët.

Sipas tyre, mbrëmjen e vitit të ri, në KTV, ka ndodhur një sakrilegj, një blasfemi, një shpifje antishqiptare e barazvlefshme me raportin e Dick Martit.

Po ç‘kanë bërë në fakt humoristët kosovarë?

Në një skeç 12 minuta të gjatë (shiko poshte rubrika lajme Lapsi.al), ata, me sarkazmën e tyre therëse paraqesin dy komandantë të UÇK-së të cilët në prag të çlirimit përgatiten të plaçkisin Prishtinën.

Ata vizatohen si injorantë pa shkollë dhe si vrasës cinikë, që likujdojnë me gjakftohtësi edhe ushtarët që rrefuzojnë të marrin pjesë në këtë pazar. Pavarësisht se skeçi ka anën e tij skematike, duke mos i shpëtuar klishesë së komandantit “të keq” dhe “ushtarit të mirë”, duke gjetur një rugëdalje ndaj akuzave të pritshme, ai ka shkaktuar vërtet një reagim të madh.

Vizatimi i një pjese të UÇK-së si kriminale dhe grabitëse nuk është një fabul e re.

Nuk është as një gjë e thënë vetëm me humor.

Nuk është as një akuzë e artikuluar vetëm nga serbët, apo nga të “paguarit prej tyre” të tipit Dick Marti, siç pretendojnë herojtë tanë.

Ai është një realitet i dhimbshëm i luftës së një dekade e gjysëm më parë, të cilin pasi nuk e zbardhi dot Gjykata e Hagës, do të provojë ta kthjellojë një tjetër Gjykatë speciale, e sapo miratuar.

Për këtë pjesë të errët të historisë vezulluese të çlirimit të gjysmës së kombit, kanë shkruar me guxim në anën tjetër të kufirit, Veton Surroi, Baton Haxhiu, e Arben Idrizi.

Për krime monstruoze kanë folur me po aq guxim në Tiranë, Mero Baze dhe Fatos Lubonja.

Por, në këtë rast, në humorin e zi të “stupcave”, problemi nuk është tek polemika lidhur me këtë fakt historik.

Më shumë sesa një qëndrim, ndaj denoncimit apo mbrojtjes së krimeve të UÇK-së, më shumë sesa një debat për mosprekjen apo dekonstruktimin e miteve që gëlojnë mes nesh, më shumë sesa një çështje e tabuve apo e rrënimit të tyre, diskutimi që po zhvillohet sot ka të bëjë me lirinë e shprehjes dhe me emancipimin e shoqërive tona.

Pyetja që shtrohet është: sa jemi të aftë ta pranojmë humorin, satirën, madje edhe fshikullimin mbi veten tonë dhe mbi “idhujt” tanë?

Sepse kur është fjala për të vënë statuese në Facebook: ”Je suis Charlie”, ne nxitojmë të reshtohemi pa hezitim dhe gati me mendjelehtësi përkrah vlerave të përbashkëta perendimore.

Sepse kur diskutojmë për botën, jemi ta gatshëm të mbrojmë qoftë karikaturistët daneze të Muhametit, qoftë “Vargjet satanike” të Razhdisë, apo qoftë herezitë e Dan Braunit.

Por, kur vjen puna tek vetja jonë, shpesh zhvishemi nga këto vlera.

Dhe rasti i humorit të zi me komandantët vrasës të UÇK-na kujton pikërisht këtë difekt, këtë dyfytyrësi, këtë hipokrizi.

Natyrisht, këtu askush nuk është i detyruar të bërtasë me të madhe: “Unë jam një stupc”, por të gjithë jemi të obliguar ta pranojmë humorin dhe sarkazmën e tyre, qoftë edhe kur ajo mëton të na vizatojë si vrasës, "çlirimtarët" tanë.

/Lapsi.al/

Të këshilluara

Bashkia kundër atyre që nuk kanë zë

Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak dha 2 rezultate: rritjen e çmimit të biletës, dhe na njohu nga afër me fytyrën e Këshillit Bashkiak, atyre që paskemi vo...

13:56

Nga se ka frikë Ilir Meta?

Nëse kreu i kuvendit Ilir Meta është treguar kundërthënës ndaj reformës në drejtësi, herë duke vënë ...

13:55

Ku po afrohet LSI me PD?

Dita e djeshme ka shënuar ndoshta përkimet më të forta në deklarata mes PD-së në opozitë dhe LSI-së që vazhdon...

07:18

Vajzat që shesin trupin në gazeta

Beli i holluar deri në marrëzi i Aurelës. Ulja qesharake e masës trupore nga Enca. Linjat e përpunuara të Albanës dhe kë...

13:31

Pse Europa po ngre mure?

Muret po ngrihen në gjithë Europën. Në Hungari, ai ka formën e gardhit me tela me gjemba, ngjashëm me shumicën e perdes s&eum...

14:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI