Flash

Prangat e Albinit turpi i Prishtinës

Lapsi.al 28 November 2015
Prangat e Albinit turpi i Prishtinës

 

Ndoshta sot ka shumë njerëz që mendojnë se Albin Kurti e meritonte të shkonte ne burg. Se ai nuk mund të godiste me gaz lotsjellës në sallan e parlamentit të Kosovës. Se ai nuk duhej ti fshihej dhe ta sfidonte policinë dhe prokurorinë që e kërkonin prej më shumë se dhjetë ditësh. Se ai nuk mund të ndalojë me dhunë, një proces të cilin populli nuk e ka mandatuar ta pengojë me votë.
 
Po, ndoshta sot ka shumë të tjerë, që edhe pse mund të jenë kundër burgosjes, nuk e përkrahin degjenerimin e Vetëvendosjes drejt dhunës. Nuk janë me justifikimin që lëvizja gjen për humbjen e kauzave të saj. Nuk janë për populizmin e ekzagjeruar nacionalist. 
 
Ata nuk e kuptojnë dot se si Albin Kurti do të rrëzojë sot me çdo mjet kryeministrin Isa Mustafa me të cilin deri dje donte të ndante pushtetin. 
Nuk e perceptojnë dot se si një puritan si ai, mund të fshihet në strehën e Ramush Haradinajt apo të bëjë kauzë të përbashkët me Fatmir Limajt
Shumëkush mund të jetë kundër këtij revolucionari permanet, pa dyshim liderit më të lexuar të Kosovës së sotme, politikanit më rrezikshmërisht idealist dhe më sfidues ndaj krejt klasës politike kriminale dhe të korruptuar.
 
Po, për Albin Kurtin, njeriun që këtë 28 nëntor ngriti grushtin lart për folur sërish për bashkimin me Shqipërinë, mund të ketë shumë vërejtje dhe pakënaqësi. Por, gjithësesi, arrestimi barbar në zyrat e partisë së tij dhe më pas dënimi me 30 ditë burg (I treti që këtë radhë i vjen nga policia e shtetit të pavarur të Kosovës, pas prangosjeve që i bëri klika gjakatare e Millosheviçit dhe burokratët endacakë të UMNIK-ut) është një shfaqe e turpshme për Kosovën.
Jo vetëm për "përkimin" se ai u zgjodh të prangosej në të vetmen ditë që simbolizon bashkimin e shqipëtarëve.
 
As për faktin se një vend që burgos një lider opozite dhe 90 mbështetës të tij i vë një njollë të errër vetes.
 
Por, për shumë më tepër sesa kaq.
 
Sepse çdokush që mund të mos ndajë të njëjtat ide dhe parime me Albinin e ka të lehtë të vërë re një fakt të thjeshtë. Se në një vend të udhëhequr nga një klikë që nuk i ndahet pushtetit, në një vend ku gjysma e politikanëve kanë të shkuar kriminale dhe gjysma tjetër të sotme të korruptuar, shkon në burg një i ri që as nuk ka vrarë, as nuk ka vjedhur kurrë.
 
Se në Kosovë qenka më e lehtë të prangosesh se mbron idetë e tua, sesa ta pësosh këtë fat si trafikant organesh, rrëmbyes pronash, apo fabrikues tenderësh.
Në këtë kuptim "viktimizimi" përmes burgosjes, të cilën me sa duket, ai e ka provokuar në mënyrë të skajshme, i shërben më shumë se shumaçka aksionit politik të Albin Kurtit. Sepse ai luan rolin e një pasqyre për të treguar faqe të gjithë botës që lideri de facto i Vetvendosjes, nuk po bën burgun e tij, por të tjetërkujt. Se ai është në qelinë ku dihej të ishin sot pjesa më e madhe e elitës politike kosovare.
 
Prandaj këto pranga bëjnë lojën e Albinit. Ato vërtetojnë se Kosova ashtu sikurse thotë ai nuk është as një shtet normal as një shtet i drejtë dhe i besueshëm.
Prandaj burgosja e Albin Kurtit është trofeu që ai kërkoi dhe njëkohësisht turpi i Kosovës. (LAPSI.AL)
 
 

Të këshilluara

A ka lidhje islami me dhunën? (3)

9. "Islami është fe e paqes", është njëra prej përgjigjeve që myslimanët (dhe ata që kundërshtojnë paragjykimet e myslimanëve) përsërisin, kur duan të dist...

07:40

Katër mësimet e terrorizmit (2)

5. Shqiptarët nuk kanë ku të fshihen, siç nuk ka ku të fshihet asnjë popull që e konsideron veten pjesë të Alean...

07:42

Kë po godasin Lu dhe Vlhautin?

Tek ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike përditë e më shumë po përforcohet një ide: se këtë...

19:33

Ja pse u arrit deri tek terrori

Si pasojë e atentateve të 7 janarit, kam kaluar dy ditë përpara televizorit, pa mundur të shkëputem. Të nesërmen e atent...

22:51

Kë sfidoi Donald Lu?

Po t'u hidhje sot një sy faqeve të para të shtypit të përditshëm, ose të lundroje në portalet online, bomba që ...

13:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI