Flash

Ekspozohen reliket e Luigj Gurakuqit, mes tyre dhe kostumi i shpuar nga plumbat gjatë atentatit

Lapsi.al 24 November 2015
Ekspozohen reliket e Luigj Gurakuqit, mes tyre dhe kostumi i shpuar nga plumbat

Eshtë hapur nga Muzeu i Shkodrës ekspozita me reliket e Luigj Gurakuqit, një ndër personalitetet më të shquara pas Rilindjes Kombëtare. Ekspozita vjen në prag të 103-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, ku Luigj Gurakuqi ishte ndër protagonistët kryesorë të asaj ngjarjeje madhore, pasi hartoi Deklaratën e Pavarësisë dhe ishte nënshkruesi kryesor i saj pas Ismail Qemalit, në qeverinë e të cilit iu besua posti i ministrit të Arsimit.

Më pasi ai do të  bëhej një ndër figurat më të njohura të parlamentarizmit shqiptar si deputet i Shkodrës, opozitar i vendosur përkrah Fan Nolit, demokrat me cilësitë më të vyera të një intelektuali të kohës të nivelit europian.

Tërheqin vëmendjen në ekspozitë e objekteve të Luigj Gurakuqit kostumi i tij i shpuar nga plumbat, deri sendet më të thjeshta apo tryeza e punës.

Shumë nga këto objekte u sollën dekada më parë nga i ndjeri Gjon Kamsi, i cili ndodhej në Itali ditën kur u vra Luigj Gurakuqi.

Më pas u ruajtën në Muzeu e Shkodres, fatmirësisht, për të mbërritur tek kjo ekspozitë, që për shumë nga të pranishmit ishte hera e parë që njiheshin me këto objekte të një rëndësie të dorës së parë për periudhën e nga Shpallja e Pavarësise e deri në vitet 30-të.

Por me këtë rast nuk munguan as reagimet ndaj faktit që ka munguar kujdesi per këtë figurë. Nga skulptori Ferit Kola, autori i shtatores së Luigj Gurakuqit, si dhe studiuesi Pjetër Logoreci,  u cilësua si skandaloz fakti që shtëpia muze e Luigj Gurakuqit në Shkodër u shkatërrua në harkun kohor të viteve 1993 -2000, ndërkohë që pushteti lokal në Shkodër mbajti një qëndrim krejt mospërfillës ndaj këtij akti të shëmtuar.

Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër më 2 shkurt të vitit 1879 dhe u vra në Bari të Italisë më 2 mars të vitit 1925. Plumbat e tradhëtisë ia morën jetën në moshën 46-vjeçare. /tesheshi.com

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI