Flash

Ne, njerëzit që ikëm (për fëmijën refugjat të mbytur në det)

Lapsi.al 3 September 2015
Ne, njerëzit që ikëm (për fëmijën refugjat të

Është i veshur me rrobat e veta më të mira sepse ne, njerëzit që ikim, i veshim fëmijët tonë me rrobat më të mira. Duam që ata që na presin, kur ne ikim, të na shohim më së miri. Nuk duam që të na shohin si ikanakë. Duam që të na shohin ashtu si jemi, ndoshta edhe më të mirë se jemi. Nuk duam të koritemi. Nuk duam të koritemi edhe kur e dimë se nuk do të hamë, nuk do të pimë, nuk do të dimë ku do të flemë. Duam të dinë se kur kemi ikur, kemi pasur një copë vete dhe se nuk e lamë pas. Kemi lënë shumëçka tjetër. Ndonjëherë shpresën, ndonjëherë gëzimin, ndonjëherë forcën që të na shpjerë te e mira. 
Kur e veshim me rrobat më të mira duam të dinë se ne kujdesemi për tonët, edhe kështu, edhe kur ikim. Duam të dinë se kur kemi lënë ndonjëherë shpresën, ndonjëherë gëzimin, ndonjëherë forcën që do të na shpjerë te e mira nuk e kemi lënë prapa veten. Atë që e kemi rigjetur në mëngjes, kur e kemi veshur të birin me rrobat më të mira. 
Sepse ato, rrobat më të mira, do ta mbrojnë prej qiellit që errësohet, valës së detit , shpirtrave të këqij . Do ta mbrojnë prej fatit.
Do t'ia ndjellin të mirën. Atë që na humbi ne, njerëzve që ikim.
Ato, rrobat më të mira, do ta çojnë në bregun tjetër, atë breg që është krejt tjetër prej këtij në të cilin jetojmë; në bregun tjetër ku nuk të zgjojnë pushkët, as barku i zbrazët e as ëndrra frikësuese e prindërve se e nesërmja nuk do të gdhijë.
Ne, njerëzit që ikëm, njerëzit që ikim, ne shqiptarët dhe të gjithë të tjerët si ne, humbëm një tonin sot. E kishim veshur me rrobat e veta më të bukura. Dinim se do të sfidonte qiellin e errësuar ,edhe valët, edhe shpirtrat e këqij. 
Kaq dinim.

(Ai që do ta përkthejë këtë në gjuhë të tjera le ta bëjë. Sonte kisha ndjenjën se vdekja e fëmijës në brigjet e asaj ane, të pambrojturës , tingëllonte shqip, aq shqip sa nuk mund ta përktheja, aq shqip sa mezi e përmbylla,Aq shqip sa lotët nuk më lejojnë ta shkruaj në gjuhë tjetër)

 

Të këshilluara

Teatri i Vjenës me vendet e Ballkanit

“Ballkani Perëndimor" është një term teknik, që BE-ja e përdor që prej 17 vitesh. Ai përfshin shtetet e dala nga ish-Jugosllavia. Meqenëse Sllovenia u përjashtu...

04:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI