Flash

Politikanët e drejtojnë Shqipërinë si anije piratësh

Lapsi.al 25 August 2015
Politikanët e drejtojnë Shqipërinë si anije piratësh

Pyetjet që shtrohen me rastin e eksodit masiv të popullsive joeuropiane apo europiane, por që jetojnë jashtë BE drejt vendeve të kësaj bashkësie, shtrojnë sot çështje shumë të rëndësishme; i vendosin ato në rendin e ditës, ndërkohë që natyrshëm kanë ardhur në qendër të arsyetimit tim te libri Shoqëria Periferike.

Po kush të dëgjon se??? Ik o qëroju duket se të thonë, na plasi ne për studimet e tua, a ka ndonjë tender për të kapur a ndonjë korrupsion për të bërë?

Shqipëria është mësuar të drejtohet si anije piratësh, me sy, pa instrumente naviguese.

Pyetja e parë: A është e mundur që të zhvillohemi nëpërmjet emigracionit shqiptar në vendet e BE?

Kam pasur rastin të përgjigjem duke thënë : JO! Ikja e popullsive në emigrim, edhe nëse sjell parà në vend e shkatërron atë vend. Nëse doni ta dini se përse ndodh kështu mund ta shpjegoj, por do shumë kohë. E kam shkruar tashmë te ai libër.

Pyetja e dytë: A mundet qendra, ciladoqoftë ajo, Europa, Gjermania, Qyteti, kryeqyteti të zhvillohet nëse than ekonomikisht periferinë e vet, pra gjithë botën ose hapësirën rurale që kanë rreth tyre ??? Pergjigja është : JO ! Harrojeni. Nëse doni ta dini se përse kështu, ja u shpjegoj por kërkon sëpaku nja tre muaj mësim.

Pyetja e tretë: A mundet që tanimë të ekzistojë qarkullimi i lirë i mallrave pa qarkullimin e lirë të njerzve, dhe a mundet që të ekzistojë qarkullimi i lirë i njerzve në kushtet e pabarazive ekonomike midis zonave të caktuara të një vendi apo kontinenti. Përgjigja është : JO! Duhet kohë e gjatë për ta shpjeguar por mua më ra goja duke e përsëritur, por kush e ka mendjen të marri dije. Këta duan arsim, por jo dije.

Shihini kur edhe lëvizjen e lirë pa viza ta reduktojnë keq e më keq.

Pyetja e katërt: A është zgjidhje ekonomike dhe zhvilluese që nëpërmjet emigracionit popullsia të mblidhet në një vrimë të vetme, në Gjermani, apo buzë Lanës? Përgjigja është : Jo! Përlcisni nga inati apo dëshira, por këtë nuk e luan topi. Po deshët dije mund t’ua mësojmë, por kush dëshiron vetëm diploma dhe jo dije nuk e mëson dot kurrë këtë.

Pyetja e pestë: A ka zgjidhje kriza dhe stagnacioni ynë apo i Europës vetëm me strukturime financiare, vetëm duke përsëritur sloganin neimian se konkurrenca zgjidh vetë gjithçka, apo duke iu përgjigjur krizave me policë, me burg, me represion?

Përgjigja është: JO! Cfarë të duam të bëjmë, ngri borde prish borde, ngri komisione prish komisione, ligjeve të natyrës dhe shoqërisë nuk ke cfarë u bën.

Kur ligjet juridike bëhen sipas qejfit; atëhere ngrenë krye ligjet e natyrës dhe të shoqërisë.

Nuk e kanë thënë kot se ligjet objektive qendrojnë mbi ligjet e shtetit, prandaj edhe dija universitare duhet të qendrojë mbi politikën dhe jo të bëhet shërbëtore e saj.

Çfarë duhet bërë? A ka zgjidhje që zona dhe vendi ynë të zhvillohet? Përgjigja është : PO ! Por, në fillim qytetari duhet ta bindi politikën që ajo të heqë dorë nga drejtimi i vendit sikur të ishte anije pirate, dhe politikani të kërkojë dije dhe jo folklorin e nëpunsave të vet apo gënjeshtrat e lobive private që pasi të grumbullojnë lekë do ta shohin veten të zhytur në borxhe pa shpëtim.

Po këtu jemi këtu… Ora e së vërtetës do të vijë sepse sikurse thoshte një me mjekër : E vërteta duhet të jetë e duruar, duhet ta presi historinë që kjo e fundit të ketë nevojë për të.

Të këshilluara

Pse Berisha hesht për Llallën?

Sali Berisha ka thërritur edhe njëherë si një zë i vetmuar në shkretëtirë, për të thyer heshtjen e imponuar ng...

06:05

Taksat si shkop kundër biznesit

Qeveria po përgatitet të hartojë një ligj të rreptë kundër evazionit fiskal, ku ndër të tjera parashikohet deri d&e...

08:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI