Flash

Ilir Meta s'mund të presë me brekë ulur

Lapsi.al 23 June 2015
Ilir Meta s'mund të presë me brekë ulur

Ilir Meta priti më kot, me qetësi dhe dashuri, të shikonte atë që në fakt e dinte më mirë se kushdo tjetër: që Edi Rama nuk është njeri i marrëveshjeve politike, përkundrazi. Këtë e pa në Pogradec, e pa në Mallakastër, e pa në Selenicë etj. Është e qartë që socialistët, në shumë nga këto rrethe ku kandidatët e saj humbën, nuk e kanë votuar LSI-në, në mënyrë të natyrshme a me urdhër, kjo mbetet për t’u parë. Po LSI-ja është aq e bindur se është kjo e dyta, saqë edhe tani që po hidhen këto radhë, njerëzit e saj janë shpërndarë kudo ku numërohen votat, nga frika se mund të ketë dhe deformime të qëllimshme. Në fakt, pavarësisht nga lëvizjet djathtas e majtas në koalicione ndër vite, Ilir Meta e bëri detyrën politike ndaj koalicionit edhe këtë herë. Ditën e zgjedhjeve, si rrallëherë, përveç mesazheve të tjera, në mesditë ai u dërgoi dhe një mesazh publik mbështetësve të tij: - “Votoni Erion Velinë”, - duke fashitur çdo hamendje dhe fjalë që qarkullonte se anëtarët e LSI-së kishin marrë urdhër për të votuar Halim Kosovën. Rezultati i Tiranës e vërteton këtë. Dhe nuk është vetëm rezultati i Tiranës, por dhe i shumë qyteteve të tjera të mëdha, ku Partia Socialiste do ta kishte vështirë të triumfonte në mënyrë bindëse, pa votat e LSI-së.  Por ndryshe nga herët e tjera, ndryshe dhe nga zgjedhjet lokale të vitit 2007, kur u gjend përpara të njëjtës situatë që gjendet tani, Ilir Meta nuk e mbajti përbrenda këtë që i ndodhi. Luan Rama, në konferencën për shtyp foli hapur: “Falënderojmë anëtarët dhe votuesit tanë, të cilët u treguan mjaft korrektë në mbështetjen e të gjithë kandidatëve të koalicionit, duke mos bërë pazare e lojë të dyfishtë, duke treguar se LSI-ja u qëndron marrëveshjeve në mënyrë luajale”. Në fakt, ky është dhe lajmi kryesor i këtyre zgjedhjeve, për të cilat të gjitha palët do të dalin dhe do ta deklarojnë veten fitimtarë. Ky është lajmi kryesor: Ilir Meta i tha publikisht, jo vetëm elektoratit të majtë, por të gjithë publikut, atë që ka vite që mendon për Edi Ramën. Dhe kjo deklaratë publike duket se i jep fund edhe dashurisë së shtirur në bazë, ndërmjet elektoratit socialist dhe atij të LSI-së. Ndaj, këtë herë, buka e thyer vështirë se mund të ngjitet. Do të ishte alogjike, jo vetëm duke njohur karakterin e Ilir Metës e atë të Edi Ramës, por edhe realitetin aktual politik dhe ligjet e pashkruara të politikës, që Ilir Meta, për hir të disa ministrave që mund të ketë në qeveri dhe dy viteve përfitime në qeverisje të përbashkët me Ramën, ta presë 2017-n, jo thjesht me të mbathura ulur, por edhe me krem në dorë, për të ardhur në një pikë që nuk do ta ngrinte më kokën kurrë. 21 qershori i 2015-s ishte epitafi i kësaj marrëveshjeje dhe është e kuptueshme që politikisht Ilir Metës i duhen partnerë të rinj. Edi Rama për të është djegur, pavarësisht se për inerci mund të vazhdojnë dhe disa kohë t’ia japin dorën njëri-tjetrit. Po ku mund t’i gjejë Ilir Meta partnerët e rinj dhe cilit elektorat do të synojë t’i rrëmbejë vota? Djathtas e ka të vështirë, pasi, siç është shprehur edhe vetë, “ka të bëjë më një kryetar që të gënjen dhe për orën”. I vetmi treg për të mbetet e majta. Ndaj në LSI thonë se Ilir Meta këta dy muaj e ka të zënë me dreka: me Fatos Nanon, me Ben Blushin, Skënder Gjinushin, Paskal Milon, Shpëtim Idrizin dhe me Gjergj Bojaxhiun, madje, ka zëra që thonë edhe me Pandeli Majkon apo me Gramoz Rucin.

Titulli origjinal i shkrimit te shkruar per Lapsi.al: 'KRONIKË E NJË INTRIGE TË PARALAJMËRUAR"

Të këshilluara

Si thyhet Erion Veliaj?

A e ka vërtet kaq të sigurt fitoren Erion Veliaj në Tiranë? Të gjitha shenjat që shohim, sugjerojnë që po. Sondazhet,...

11:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI