Flash

Rama se kam parë kurrë Agon Channel, se shohin as shqiptarët

Lapsi.al 15 June 2015
Rama se kam parë kurrë Agon Channel, se shohin as shqiptarët

Edi Rama ka folur përsëri sot gjatë për rastin Becchetti duke u munduar të theksojë se nuk është goditur një televizion, por burimi i parave që e financonte atë. Nga Gjirokastra kryeminsitri ka theksuar në "5 pyetje nga Babaramo" se ai nuk e ka parë kurrë këtë televizion.

Babaramo:Rasti Becchetti, ju u shprehet nëpërmjet “Facebook” apo “Twiter” në mos gabohem se ai ka pastruar para. Ndërkohë ky personazh pas kësaj deklarate tuaj ka hedhur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar ku kërkon dëmshpërblim prej 160 milion eurosh. Dhe pretendon se Gjykata dhe Prokuroria janë nën kontrollin tuaj. A mendoni se kjo deklaratë e juaja ishte e parakohshme e nxituar mund të kthehet në boomerang?

Rama: Unë nuk kam bërë asnjë deklaratë të nxituar. Unë thjesht kam përshëndetur si një sukses, një hetim që është bërë nga strukturat e shtetit, ku është përfshirë drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe strukturat e tjera të specializuara sigurisht kam të drejtën dhe detyrimin të mbështes strukturat e shtetit në veprimtarinë e tyre hetimore, kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Unë besoj në integritetin e atij hetimi. Unë nuk kam dhënë ndonjë verdikt, unë e kam konsideruar sukses bllokimin e burimit të parasë të pistë që financon një media. Ju e dini më mirë se unë dhe e dinë gjithë kolegët tuaj. Ka një prurje të atillë ofertash marramendëse dhe skandaloze për një vend si Shqipëria që është në sy të të gjithëve, fakti që ju nuk e thoni nuk e bën këtë të vërtetën gënjeshtër dhe nga ana tjetër kjo nuk ka lidhje fare me median në vetvete. Por ka lidhje me financimin e një aktiviteti ekonomik kriminal siç e ka nënvizuar dhe hetimi.

Babaramo:Në dosjen e prokurorisë nuk është e qartë, pastrim parash, evasion fiskal?

Rama:Unë nuk jam Prokurori. Di të them se e konsideroj një sukses ndërmarrjen e një veprimtarie hetimore, për krim ekonomik. Pastaj çfarë krimi ekonomik është ky, është një çështje që e vlerëson prokuroria dhe gjykata.

Babaramo:Zotëria në fjalë ka hequr një vijë paralele mes tij dhe Kodorkovskit nga njëra anë dhe jo e Putin nga ana tjetër. Ka një lloj simetrie?

Rama:Unë nuk kam dhënë asnjë lloj verdikti. Unë e kam konsideruar sukses një veprim hetimor të strukturave të shtetit.

Babaramo:Përse u godit 10 ditë para zgjedhjeve?

Rama:S’ka lidhje fare me zgjedhjet. Nuk ka lidhje fare me produktin e atij ekrani. Të them të drejtën as e kam parë ndonjëherë. Dhe që e shohin a se shohin 0.001 për qind e shqiptarëve. Por dhe nëse do ta shihnin 100 për qind e shqiptarëve kjo nuk do të ndryshonte pikëpamjen time për atë aktivitet kriminal

Babaramo:Është folur dhe për dekriminalizimin e mediave. Rasti i Agon Channel…

Rama:Nuk ka një rast Agon Channel, nuk është godit Agon Channel është goditur burimi i financimit tejet i dyshimtë si krim ekonomik.

Babaramo:Do verifikohen dhe do hetohen gjithë mediat për financimin e tyre?

Rama:Nuk është hetuar media këtu. Është hetuar një aktivitet ekonomik tejet i dyshimtë i shtrirë si një oktapod në shumë elemente.

Të këshilluara

Kush qëndron pas sulmit ndaj Becchetti-it?

Francesco Becchetti nuk është një shenjt. Aq më pak një bamirës. Nëse çdo njeri kurioz kërkon të informohet për të, mjafton të kërkojë në You Tube emisionin Kon...

13:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI