Flash

Roli i kosovarëve në ngjarjen e Kumanovës

Lapsi.al 17 May 2015
Roli i kosovarëve në ngjarjen e Kumanovës

Milloshevicët e vegjël të Shkupit, ndonëse të rij në moshë, e kanë kuptuar se i vetmi shpëtim për shtendosjen e marrrëdhënieve brendamaqedonase, është involvimi i faktorit shqiptar përmes krizave të montuara. Pamundësia institucionale e shqiptarëve për parandalimin e këtyre krizave, ka ngritur në alibi të rrejshme rrezikun se gjoja shqiptarët janë të vetmit destabilizues në rajon. 

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, ka nisur një letër te presidentët e shteteve anëtare të OKB-së, me anë të cilës synon që fajin kryesor për konfliktin e 9 majit në Kumanovë, t’ia hedhë Kosovës dhe disa politikanëve shqiptarë të Prishtinës. Në këtë mënyrë, Ivanov po nisë një propagandë ndërkombëtare kundër Kosovës, duke e akuzuar shtetin e tij fqinj se nuk ka ndërmarr masa për parandalimin e përleshjes së armatosur në Kumanovë.

Në letrën e Ivanovit, e cila përmban disa pika “sqaruese” për ngjarjen e Kumanovës, shpjegohet se gjoja, njerëzit që kanë ndërmarr aksionin në Maqedoni kanë qenë të lidhur ngushtë me disa liderë politikë të Kosovës.

Pavarësisht asaj çfarë efekti do të ketë pusulla e Ivanovitj, megjithatë, lojërat e shërbimeve të fshehta u treguan më efikase se politikat legale të shqiptarëve dhe kjo ska si të mos ketë koston e vet, duke e transferuar destabilitetin politik brendamaqedonas në një rrafsh rajonal. Ata shqiptarë që s’kanë mundur ta kuptojnë këtë para se të ndodhë ‘’Kumanova’’, mbase tash i kanë më të qarta do punë.

Shqiptarët, tash po duhet të dalin nga kurthi që ua ngriti pakujdesia e tyre dhe djallëzia e të tjerëve. Propaganda antikosovare e Ivanovit po vjen mu në kohën kur Maqedoninë e ka mbërthyer një krizë e thellë politike dhe Shkupit nuk do t’i konvenonte një anagazhim më i madh diplomatik në tejkalimin e kësaj krize, sepse do të dihej si do të përfundonte fati i Gruevskit. Ivanovi ‘’e di shka ka shpija’’ dhe po ngutet të bëj atë që ka frikë ta bëjë para tij Tirana e Prishtina. Ai edhe vetë e pranoi se shëbimet që janë nën juridiksionin e tij kushtetues i paskan ndjekur me kujdes mbi 8 muaj lëvizjet e ‘’disa grupeve’’, por nuk e tha se cili kishte qenë roli konkret e atyre shërbimeve në inskenimin e asaj që do të ndodhë më vonë në Goshicë dhe Kumanovë.

Ivanovi nuk  mundet ta fajësojë Kosovën për veprime (grupore të individëve) që nuk kanë qenë të ndërlidhura me përgjegjësinë e saj institucionale. Tash më është bërë gati brohoritje në kor konstatimi se destabilizimi i rajonit nuk është në favor të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, prandaj para se ta akuzojë Kosovën, Ivanovi do të duhej të japë përgjigje se çka kërkuan njerëzit e shërbimit të tij sekret në Kosovë për t’i përdorur individët shqiptarët si vegla në duart e ustallarëve të natës. Rozafa e Kumanovës po çmitizon shkollën sllave të futjes së pykave brenda trungut shqiptar për ta bërë atë sa më pak rezistues ndaj furtunave të vdekjes.

Nëse do të duhej dikush të ankohej në instancat ndërkombëtare është Kosova, sepse pikërisht ajo po paguan faturën e komplotit maqedonas ndaj shqiptarëve, duke i involvuar ata në skenarë me efekte të kalkuluara paraprakisht. Atë që po e konstatojnë analistët, që konsiderohen megafonë të regjimit të Gruervskit, se ajo çka ndodhi në Kumanovë më së paku u konvenon shqiptarëve, do të duhej ta dijë edhe Ivanovi, prandaj na duket një bllof i pa menduar mirë propaganda antikosovare e tij, sidomos përpjekja mjerane e tij që në plasaritjen e marrëdhënieve Maqedoni-Kosovë të paraqes regjimin e Gruevskit si viktimë e suberzioneve të jashtme prandaj ai me çdo po duheshka të gëzojë mbështetjen ndërkombëtare.

*Shkrimi botuar ne gazeten "Fakti" me titull: Bllofi në Shkup i ustallarëve të natës

 0

 

 

 

 

Të këshilluara

Maqedonia, Palestina e Ballkanit

Maqedonia ka qenë gjithmonë një shtet për të cilin ia vlente të  vije bast se nuk do egzistonte më. Megjithatë sot ...

17:12

Evropa, kjo kurvë e vjetër*

Letër e hapur drejtuar të Dërguarit Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, me rastin e 9 Majit – Ditës së Europës I nderuari zotëri Samuel Zhbogar, Ësh...

04:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI