Flash

Pranvera e Tsipras në Berlin

Lapsi.al 24 March 2015
Pranvera e Tsipras në Berlin

Kush e quan Bashkimin Europian një monstër burokratike, ai ndoshta nuk interesohet shumë për fatin e Greqisë. Kush e cilëson valutën e përbashkët euro si një mëkat politiko-financiar, lutet për falimentimin e plotë të ekonomisë greke. Dhe shpreson që euroja të fundoset bashkë me të. Me këto syze shohin cinikët, egoistët dhe nacionalistët. Se çfarë do të thotë kjo për BE-në dhe vendet anëtare po skicohet që nga fillimi i krizës së borxheve para pesë vjetësh në skenare gjithmonë të reja. Problemi kryesor qëndron se shumica janë spekulime. Siguri nuk ka.

Përkundër kësaj reale janë pasojat e krizës dhe përpjekjet për zgjidhjen e saj. Greqia është varfëruar, është e hidhëruar dhe e prekur në kenarinë e saj. Ndërsa vendeve kreditore, BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po u sos durimi. Kjo përshtypje është forcuar që pas ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë me të djathtën ekstreme. Askush nuk pyet më për përgjegjësinë disa dekadëshe të keqqeverisjes së socialdemokratëve dhe konservatorëve. Por ta kthesh kokën pas nuk ndihmon shumë. Tani kërkohen zgjidhje praktike dhe të drejta.

Lojë poker me të shkuarën

Fati i projektit europian është i lidhur më ngushtë me Greqinë se sa mendojnë disa. Po qe se do të ishte ndryshe nuk kishte për të pasur prej kohësh samite krize. Lojtarët në tavolinën e pokerit europian e dinë se në rastin më të keq dalin të gjithë të humbur. Një falimentim i Greqisë do të ishte baraz me humbjen e shumë miliardave. Gjermania do të goditej më shumë. Prandaj Merkel duhet t'i zgjasë dorën Ciprasit. Kjo edhe vlen edhe për palën tjetër. Dhe po qe se nuk të gënjen përshtypja pas takimit të tyre në Berlin vullnetin e kanë të dyja palët.

Thuhet se toni bën muzikën, së paku pjesa e konferencës së shtypit tingëlloi në masë të madhe harmonike. Të dy kryeministrat vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht nuk gjen mbështetje në zyrën e kancelares fakti që Greqia nga krimet e nazistëve ngre pretendimet financiare në të tashmen- Por kryeministri grek theksoi në Berlin, se kjo është më shumë një çështje etike-morale dhe jo financiare. Ta interpretosh si heqje dorë nga zhdëmtimet kredinë e detyruar që Gjermania hitleriane i ngarkoi grekëve, është pak naive. Por ndoshta përmes artit të formulimit do të ketë ndryshime edhe në këtë temë: zgjidhje afatgjatë e krizës së borxheve duke marrë për bazë edhe përgjegjësinë historike.

Dëshira për pranverën

Kancelarja gjermane mendon më gjatë se për një ditë. Ajo e di që qeveria në Athinë ka nevojë për më shumë kohë dhe më shumë ajër për frymëmarrje. Ndërsa Cipras e di se Merkeli për shkak të pozicionit ekonomik dhe politik të Gjermanisë është asi në lojën e pokerit për të ardhmen e Greqisë, por edhe të Europës.

Duhet të ndryshohen stereotipet historike kërkoi Cipras me të drejtë. Me që ra fjala imazhet që transportojnë klishetë mund të jenë edhe ndihmesë. Për shembull ai për motin gjithmonë të mirë në Greqi. Ju kam sjellë pranverën në Berlin, u përpoq për humor Cipras në fund të konferencës me mikpritësen e tij. Kjo klimë duhet të vazhdojë edhe mes dy vendeve. Atëherë le t'i urojmë fat atij dhe ne të gjithëve!

/DW

Të këshilluara

Vrasja e pamundur e Arben Kumbaros

Arben Kumbaros kërkuan ti’a vrisnin ende pa lindur “...Maratin” e tij. Shfaqja teatrale ende nuk ishte vënë në skenë ...

11:43

Përkdhelja e krimit

Eshtë tmerr. Është fjala më e paktë që mund të thuhet për të gjithë njerëzit e shtetit që një d...

16:30

Lamtumirë “krimineli” im

Lajmi se më në fund Prokuroria e tredhur shqiptare ka marrë guximin të kërkojë vazhdimin e hetimeve përmes masës s&eu...

16:00

A fle Rama në shtrat me krimin?

Pamundësia për ta mposhtur kriminalitetin në nivele të larta po e diskretiton me shpejtësi imazhin e kësaj qeverisjeje. Tani ku...

09:18

Greqia, një mësim nga Shekspiri

Vepra e Shekspirit, “Tregtari i Venedikut” na jep, fatkeqësisht, një nga modelet më të mirë për të kuptuar dram&e...

15:29

Kush ia vrau Ilir Metës qetësinë

Lëvizja Socialiste për Integrim brenda një kohe rekord ka nxjerrë disa herë përpara kamerave Luanin e Petritin apo të tjer&eu...

11:39

Po Meta ç’humbi pas kësaj ?

Me sa duket, Ilir Meta po shpëton me shpejtësi nga akuza si porositës vrasësish me pagesë. Përpos thënieve të  Tom ...

14:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI