Shoku nxjerr bllof Alvisën dhe Hysenin: Po shtiren, jashtë kamerave janë të lidhur

Xing

E Hënë 11 Tetor 2021, 13:01 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Marius Dervishi i njohur me emrin e skenës “Zebervoki” i ftuar në emisionin “Mes Yjesh” Ora News, zbuloi se dy personazhet e “Përputhen”, Alvisa Qarrin dhe Hysen Ramën i njeh personalisht.

Ai tregon se Alvisa dhe Hyseni janë të lidhur në jetën reale dhe se po gënjejnë kur thonë se janë ndarë prej muajsh. Sipas tij Alvisa e ka pasur ëndërr kinematografinë, pasi ka qenë dhe pjesë e pruduksioneve të Mariusit.

“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenën unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i dobët", shprehet Marius Dervishi.

Madje ai shtoi se dhe personazhet e tjerë të emisionit janë në dijeni. Pasi Alvisa dhe Hyseni kanë dhe një biznes bashkë, ku ndajnë kohën sëbashku.

“Shumica atyre personazheve shkonin të bënin marketing tek biznesi i tyre dhe dy javë para hyrjes në emision fshinë fotot me njëri-tjetrin", shprehet Zebervoki.

MOTI NE TIRANE
Poll