Flet italiani që inskenoi vdekjen në Pukë: Jetova me priftërinjtë, në Shqipëri kam shkelur ligjet

Xing

E Hënë 20 Shtator 2021, 22:10 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Biznesmeni Davide Pecorelli ka folur për herë të parë pasi u zbulua se ishte gjallë, 8 muaj pasi inskenoi vdekjen në Pukë. 

“Unë kam katër fëmijë, tre prej tyre janë ende të mitur, ju lutemi bëni punën tuaj në mënyrë profesionale” u tha ai, fillimisht gazetarëve.

Ai tha se familja e tij nuk dinte asgjë për atë që po ndodhte dhe shton “Unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Kam shkelur disa ligje, për të cilat do të flasë prokurori. Pjesa e parë e historisë është tragjike, por nuk do jem unë ai që do t’i tregojë“.

Kush i vuri flakën makinës? Pse ky inskenim? “Ajo që është e sigurt” tha Pecorelli “është se unë kurrë nuk do të jem një sipërmarrës përsëri në Itali. Nëse do t’i bëja të gjitha këto për sigurimin? Jo, unë nuk do të arrija deri këtu”.

Pecorelli tani do të shkojë në shtëpi pranë familjes së tij. “Unë nuk kisha qenë në kontakt me askënd muajt e fundit, të dashurit e mi më panë përsëri kur u ktheva nga ishulli Montecristo. Kam kaluar tetë muaj në një komunitet priftërinjsh pranë Medjugorje (Bosnje). Në Shqipëri kam shkelur disa ligje. Por unë i thashë gjithçka prokurorit, ata do t’i bëjnë të ditura detajet” deklaroi ai.

Burimi: abcnews

MOTI NE TIRANE
Poll