Merren masat për vitin e ri shkollor, mësimi me turne në klasat ku nuk mund të respektohet distanca

Xing

E Hënë 20 Shtator 2021, 17:05 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Drejtuesit e Zyrave Vendore kanë zhvilluar sot një takim me ministren e Arsimit, Evis Kushi ku në fokus të diskutimeve ishin respektimi i masave anti-COVID në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Në ato klasa ku nuk është e mundur respektimi i distancës për shkak të hapësirës së kufizuar dhe numrit të lartë të nxënësve, do të aplikohet mësimi me turne, e njëjta mënyrë e përdorur dhe në vitin shkollor të kaluar.

“Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas ‘Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare’, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, shkruan Kushi.

Ky vit i ri shkollor do të fillojë me datë 27 të këtij muaji, ndërsa që prej datës 1 shtator nxënësit janë kthyer në bakat e shkollës dhe aktualisht po bëjnë konsultime për të plotësuar mangësitë nga viti i kaluar për shkak të pandemisë. 

MOTI NE TIRANE
Poll