‘Dilni jashtë, tërmet 8 ballë’, 18 vjeçari në Golem përhap panik te qytetarët

Xing

E Hënë 20 Shtator 2021, 10:10 / Kategoria Lajmet e fundit / 

Një 18-vjeçar në Golem është arrestuar nga policia për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Shtetasi G.A është kapur në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë” dhe duke ngjallur panik te banorët.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët.

MOTI NE TIRANE
Poll