Emina Çunmulaj bëhet nënë për herë të tretë, zgjedh emrin më unik për djalin

Xing

E Martë 14 Shtator 2021, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka sjellë në jetë djalin dhe lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram ku shfaqet me vogëlushin e porsalindur në krahë.

Emina dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur një emër shumë të veçantë për djalin. Ai do të quhet Sha Yosef Nazarian, emër tipik hebraik.

"Djali im erdhi. Shá Yosef Nazarian. Zemrën e kam plot. Që tani më ka mësuar shumë gjëra dhe e para është durimi. Ti nuk erdhe kur supozohej të vije, por kur doje ti të vije dhe më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur do, por kur është e shkruar. Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjera që do të mësoj", shkruan Emina.

Kujtojmë që Emina është nënë e dy vajzave dhe Shá Yosef është djali i parë.

MOTI NE TIRANE
Poll