'Më ka lënë përshtypje', kunata flet për raportin me Marina Vjollcën

Xing

E Diel 12 Shtator 2021, 01:01 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Liberian Selimi, i njohur si vëllai i reperit Getoar Selimi prej kohësh është i lidhur me moderatoren Rida Gërdovci. Rida ishte e ftuar së fundmi në "Libero", ku foli edhe për marrëdhënien me kunatën, Marinën.

"Puna shpesh herë nuk ma mundëson ardhjen në Tiranë, por Marina është person shumë i thjeshtë, shumë e ëmbël. Më ka lënë realisht përshtypje si person në atë periudhë që kam pasur mundësi të qendrojë me të, kështu që është shumë e mirë", tha Rida.

Moderatorja tregoi gjithashtu se Marina e ka komplimentuar për thjeshtësinë në prezantim.

MOTI NE TIRANE
Poll