Aktualitet, 9 Gusht 2022, 18:25

Ulje temperaturash dhe stuhi shiu, si do jetë moti ditën e mërkurë

XING

Ulje temperaturash dhe stuhi shiu, si do jetë moti ditën e

Ditën e mërkurë vendi do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore dhe  malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Lokalisht këto reshje do të marrin formën e rrebesheve shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Sipas SHMU era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë

Temperaturat parashikohen: në zona malore 15 deri 29°C, në zona e ulëta 16 deri 36°C, në zona bregdetare 19 deri 34°C