Aktualitet, 2 Gusht 2022, 13:28

U kthye në mashkull, 26-vjeçarja pendohet dhe rikthehet sërish në femër: Nuk jam transgjinor

XING

U kthye në mashkull, 26-vjeçarja pendohet dhe rikthehet sërish

Një vajzë 26-vjeçare në Nritani u kthye në mashkull kur nisi të dyshonte mbi identitetin e saj gjinor që në moshën 21-vjeçare. Pas një takimi me Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Britani asaj iu caktua një takim dhe me vetëdiagnostikimin e saj si një mashkull transgjinor nga kërkimet e kryera online, iu dha drita e gjelbër për të nisur terapinë e hormoneve dhe mastektominë (heqjen e gjinjve) vetëm dy orë pas takimit me një doktor.

U kthye në mashkull, 26-vjeçarja pendohet dhe rikthehet sërish

Dy vite pas kryerjes së këtyre procedurave mjekësore, ajo nisi të përjetonte probleme shëndetësore dhe kuptoi se nuk dëshironte të vazhdonte me shndërrimin e plotë të gjinisë së saj.

Kur erdhi dita e takimit me specialistët e NHS, arriti në përfundimin se kishte bërë një gabim dhe i tha mjekëve se po kërkonte ndihmë për t’u rikthyer sërish në femër.

U kthye në mashkull, 26-vjeçarja pendohet dhe rikthehet sërish

“Jam penduar për hapat mjekësorë që ndërmora  gjatë shndërrimit tim, por po punoj me dashurinë dhe pranimin ndaj trupit tim se si është ai tani se sa si do të doja të ishte”, thotë 26-vjeçarja.

U kthye në mashkull, 26-vjeçarja pendohet dhe rikthehet sërish

“Ka qenë një rrugëtim i vështirë për mua, kam humbur shumë miq që ndienin sikur jam anti-trans. Tashmë e di që nuk jam një mashkull transgjinor, por nuk bëra mjaftueshëm terapi për të kuptuar se ç’po ndodhte me mua që  të më ndihmonte të kuptoja se nuk përshtatem me normat e caktuara gjinore të shoqërisë”, vazhdoi britanikja.