Aktualitet, 9 Gusht 2022, 00:16

Stuhi të forta prekin Ballkanin, po në Shqipëri si do jetë moti

XING

Stuhi të forta prekin Ballkanin, po në Shqipëri si do jetë

Një sistem shumë i fortë stuhish me vetëtima dhe bubullima masive po qarkullon shumë afër Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pritet të përfshijë edhe kryeqendrën boshnjake. Atmosfera është destabilizuar fuqishëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, perëndim të Serbisë si dhe ka disa sisteme të izoluara në Kroaci dhe Mal të Zi.

Në këto rajone moti është freskuar, në Kosovë ende po mbretëron vapa e fortë me zagushi sidomos në Shqipëri dhe Dukagjin.

Kjo masë ajrore pritet të shtrihet edhe në Kosovë, shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me rrebeshe lokale të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë, erëra kalimthi të fuqishme dhe breshër.

Temperaturat po ashtu shënojnë ulje dhe ditëve të ardhshme na pret mot më i këndshëm./MeteoBallkan