Aktualitet, 23 Korrik 2022, 10:15

Rritja e rasteve me Koronavirus, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

XING

Rritja e rasteve me Koronavirus, Manastirliu bën thirrjen e

Rastet me Koronavirus kanë filluar të rriten sërish ndjeshëm. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë apel për të gjithë qytetarët që të kryejnë dozën përforcuese të vaksinës.

“Jemi në një situatë që kemi një rritje të rasteve pozitive. Jemi mbi 9 mijë qytetarë aktivë, pra që do të thotë që kanë simptoma të virusit dhe numri në spital është rreth 30 pacientë të shtruar. Kjo do të thotë që kemi edhe një rritje të simptomave, të cilat më pas çojnë edhe në agravimin e situatës shëndetësore, duke kërkuar hospitalizim. Është shumë e rëndësishme sidomos në momentin që jemi duke kaluar por edhe për të pararendur çfarë mund të vijë në një periudhë të shpejtë, në vjeshtë -duke qenë se priten dhe sub variante të reja, të cilat mund të çojnë sërish një rritje të infeksionit të covid- të vijojmë vaksinimin me intensitet. Është e rëndësishme sidomos për ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për moshat e treta, për të bërë dozën e tretë, dozën e katërt të vaksinës, si një dozë përforcuese që rrit kujtesën imunitare. Dhe kjo besoj që është në momentin e duhur”, është shprehur ajo.