Aktualitet, 8 Gusht 2022, 23:29

Qytetarët telefonojnë Ramën nga protesta për t’i kërkuar shkarkimin e ministrave

XING

Qytetarët telefonojnë Ramën nga protesta për t’i

Qytetarët kanë telefonuar kryemninistrin Edi Rama nga protesta për 7-vjeçaren Jonada Avdia. Pedagogia dhe e afërmja e vogëlueshes, Ilirjana Kuçana, ka telefonuar “live” Ramën, por ai nuk është përgjigjur.

“Po telefonojmë live kryeministrin për t’i kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe asaj të Turizmit. Rama nuk e hap telefonin. Ai nuk është kryeministri i popullit, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për Jonadën në cdo institucion. Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë shqipërinë, duke i kërkuar Kryeministrit të vendit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Këtë do ta bëjmë për Jonadat e tjera të Shqipërisë. A duhet që në këtë vend të mbahet përgjegjësi”, tha Kuçana.