Aktualitet, 7 Gusht 2022, 17:37

Policia reagon për arrestimin e këngëtarit shqiptar: Doli pa autorizim në skenën e 'Sunny Hill'

XING

Policia reagon për arrestimin e këngëtarit shqiptar: Doli pa

Policia e Kosovës ka konfirmuar se e ka arrestuar këngëtarin, Shemsi Krasniqi pasi theu rregullat e festivalit. Shemsiu, i njohur si Shemi i grupit “Ilirët” shprehej se babai i Dua Lipës, Dukagjini kishte urdhëruar arrestimin e tij me qëllim që të mos këndojë këngën për Adem Jasharin.

Policia reagon për arrestimin e këngëtarit shqiptar: Doli pa

Në postim, ai theksonte se kishte kërkuar që të këndonte këngën për komandantin legjendar mirëpo, sipas tij, Dukagjin Lipa i ishte betuar se nuk do ta linte që të performonte. Por, në deklaratën e policisë, theksohet se këngëtari është shoqëruar pasi është ngjitur në skenë pa autorizim.

Policia reagon për arrestimin e këngëtarit shqiptar: Doli pa

“Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë. Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty.

Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor. Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia reagon për arrestimin e këngëtarit shqiptar: Doli pa