Aktualitet, 7 Gusht 2022, 12:25

‘Nuk më besohet që ike kështu’, Irgen Çela zemërthyer për vdekjen e aktorit shqiptar

XING

‘Nuk më besohet që ike kështu’, Irgen Çela

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në New York ka tronditur mbarë opinionin publik. Aktori shqiptar, Florind Belliu hodhi të shoqen nga kati i gjashtë i banesës ku jetonin pas një debati. Më pas 35-vjeçari u hodh dhe vetë duke i dhënë fund jetës.

Mediat e huaja raportuan se kohët e fundit ai kishte pasur probleme me shëndetin mendor. Çifti lanë pas dy fëmijë të mitur, 2-6 vjeç, si dhe shumë trishtim në zemrat e familjarëve dhe miqve.

Aktori i njohur Irgen Çela, mik i ngushtë me të ndjerin, ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale, ku është shprehur i pikëlluar.

“Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty . Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira", ka shkruar ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Irgen C?ela (@cela_irgen)

‘Nuk më besohet që ike kështu’, Irgen Çela