Aktualitet, 28 Korrik 2022, 22:07

Nga Rama tek Yuri Kim, politikanët marrin pjesë në koncertin që po mbahet në Tiranë

XING

Nga Rama tek Yuri Kim, politikanët marrin pjesë në koncertin

Shqipëria sot feston 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Për këtë arsye në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, po mbahet një koncert madhështor.

Nga Rama tek Yuri Kim, politikanët marrin pjesë në koncertin

Sheshi është mbushur me mijëra qytetarë që kanë ardhur nga i gjithë vendi dhe gjithashtu ndodhen edhe politikanë.

Nga Rama tek Yuri Kim, politikanët marrin pjesë në koncertin

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ambasadorja e SHBA e akredituar në vendin tonë Yuri Kim, Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sekretari i përgjithshëm i PS, Damjan Gjknuri, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe shumë figura të tjera të politikës shqiptare.