Aktualitet, 30 Korrik 2022, 21:49

Joe Biden rezulton sërish pozitiv me Covid-19

XING

Joe Biden rezulton sërish pozitiv me Covid-19

Presidenti amerikan Joe Biden ka rezultuar sërish pozitiv me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në rrjete sociale, Twitter.

“Sot dola sërish pozitiv për COVID. Kjo ndodh me një pakicë të vogël njerëzish. Nuk kam simptoma, por do të izolohem për sigurinë e të gjithëve rreth meje. Unë jam ende në punë dhe së shpejti do të kthehem në aktivitet”, ka shkruar ai.