Aktualitet, 8 Gusht 2022, 20:36

'Duhet të jepni dorëheqjen', qytetarët në protestë: Duam drejtësi për Jonadën

XING

'Duhet të jepni dorëheqjen', qytetarët në

Qytetarët janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në protestë para Ministrisë së Brendshme, pasi kërkojnë drejtësi për Jonada Avdian. Ashtu si një javë më parë qytetarët kanë kërkuar sërish dorëheqjen e Ministritë të Brendshëm Bledi Çuçi, të Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

'Duhet të jepni dorëheqjen', qytetarët në

Sipas qytetarëve kryeministri Rama në vend të propagandës për turizmin, duhet të shkarkojë menjëherë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse.

'Duhet të jepni dorëheqjen', qytetarët në

“Shembulli i parë që duhet të jepje do të ishte dorëheqja jote. Ministri Çuçi, drejtori i përgjithshëm i Policisë bëtë propagandë, por ne dështuam. Nëse ju nuk menaxhoni vartësit tuaj, si do të menaxhoni popullin. Ju duhet të jepni dorëheqjen”, u shpreh një nga qytetaret në protestë.

'Duhet të jepni dorëheqjen', qytetarët në

Burimi: abcnews