Aktualitet, 25 Korrik 2022, 12:16

Alarm për bombë, ndërpritet koncerti i artistit shqiptar

XING

Alarm për bombë, ndërpritet koncerti i artistit shqiptar

Mbrëmjen e djeshme festivali ndërkombëtar i operës, “Ramë Lahaj International Opera Festival”, i tenorit të njohur Ramë Lahaj, është shoqëruar me një incident. Koncerti është ndërprerë për disa minuta për shkak të një alarmi për bombë.

Alarm për bombë, ndërpritet koncerti i artistit shqiptar

Mirëpo, koncerti ka nisur sërish pas kontrolleve nga Policia e Shtetit, e cila zbuloi se alarmi ishte fals.

Alarm për bombë, ndërpritet koncerti i artistit shqiptar

“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Alarm për bombë, ndërpritet koncerti i artistit shqiptar