Aktualitet, 7 Gusht 2022, 09:57

Aktori shqiptar hodhi nga ballkoni gruan e veten, flasin fqinjët: Fëmijët bërtitën ‘mami, mami’

XING

Aktori shqiptar hodhi nga ballkoni gruan e veten, flasin fqinjët:

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në New York, ku 35 vjeçari, Florind Belliu hodhi të shoqen nga ballkoni i pallatit ku jetonin, e më pas veten duke i dhënë fund jetës. Ato lanë pas dy fëmijë të mitur, 2-6 vjeç.

Fëmijët ishin brenda banesës në momentin e tragjedisë. Fqinjët kanë dhënë deklarata për mediat duke treguar se çifti kishin rreth tre muaj që jetonin në atë pallat së bashku me dy djemtë e tyre. 

“Ata ishin fëmijë super të mirë, dy djem të vegjël”, tha fqinji Giovanni Resto për Daily Neës. “Ata po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e bukur. Djaloshi ishte pak i turbullt, por një familje e bukur", ka thënë njëri prej tyre.

Ndërkohë, një fqinj tjetër është shprehur se dyshja mund të kenë debatuar para se të vdisnin.

“E pashë mbrëmë, i thashë, ‘a je mirë?’, sepse sytë e tij ishin shumë të hapur. Sytë e tij ishin vërtet të hapur, sikur të ishte i zemëruar", është shprehur ai.

Mësohet se një punëtor ndërtimi ka dëgjuar rënien e çiftit nga ballkoni dhe ka vrapuar për të parë.

“Ai po pinte kafe aty dhe dëgjoi një zhurmë të madhe si një copë çeliku që përplaset në tokë, si ‘bum’", ka treguar një fqinj duke thënë se një fëmijë është dëgjuar duke bërtitur "Mami, mami!".

Burimi: Abc News